Center for Advanced Defense Studies – C4ADS – ka botuar kohët e fundit raportin “Breaking the Bank. How Military Control of the Economy obstructs democracy in Sudan” që bën një kuadër komplet sesi një kartel i formuar nga aktorë të rekrutuar nga shteti po bllokon faktikisht tranzicionin demokratik në Sudan. Aktorë të tillë përbëjnë deep state e vendit, duke i kontrolluar strukturat kryesore shtetërore, pse jo edhe pjesë të tëra të ekonomisë, përfshi konglomerate bujqësore, banka dhe kompani importi mjekësor.
Deep State sudanez
Deep State sudanez, sipas përkufizimit të dhënë në raport, përbëhet nga “funksionarë të shkallës së mesme – të lartë të sigurisë dhe të shërbimeve civile që abuzojnë me sistemin shtetëror për të ruajtur rrjetin e tyre të pushtetit ekonomik dhe politik”. Brenda tij ka fraksione të ndryshme, midis të cilave kryesore janë forcat e armatosura sudaneze (Sudanese Armed Forces – SAF), forcat e mbështetjes së shpejtë (Rapid Support Forces – RSF) dhe, më së vonshmi, komandantët rebelë që luftonin kundër qeverisë federale sudaneze.
Në vijim të grushtit të shtetit të vitit 1989, ish presidenti Omar Al-Bashir ka ngritur në këmbë një sistem pushteti ku një elitë e ngushtë e afërt me të ka mundur të lulëzojë, duke konsoliduar kontrollin e saj në sektorët kyç të ekonomisë dhe duke e përkthyer pushtetin ekonomik në influencë politike nëpërmjet emërimit të funksionarëve në pozicione kyçe të administratës publike. Në ditët e sotme deep state përfiton nga mekanizmat e stabilizuar gjatë epokës Bashir. Kompanitë petrolifere, për të dhënë një shembull, mbesin në duar shtetërore, duke u mundësuar elitave ushtarake të kontrollojnë fluksin e kapitaleve të huaja dhe duke i drejtuar drejt arkave të veta. SAF dhe RSF posedojnë banka, kompani të rëndësishme dhe nyje transporti duke krijuar monopole vertiaklisht të integruara që e tejkalojnë konkurrencën e bizneseve civile kombëtare.
Tranzicioni demokratik: nga rënia e Bashir në grushtin e shtetit të tetorit 2021
Më 11 prill të 2019, Omar al-Bashir u largua me një grusht shteti të udhëhequr nga oficerë të lartë ushtarakë që u rreshtuan me manifestuesit e zbritur në sheshe kundër regjimit autoritari. Në gushtin e po atij viti, ushtarakët sudanezë nënshkruan një marrëveshje power-sharing me liderët politikë civilë, duke inauguruar kështu Civil-Led Transitional Government (CLTG). Mandati i CLTG ishte mbikëqyrja e punëve shtetërore deri në zgjedhjet politike dhe shpërbërja e rrjetit të pushtetit të krijuar nga Bashir nëpërmjet krijimit të Regime Dismantlement Committee (RDC), një komitet kundër korrupsionit dhe rikuperimi i pronave i përbërë nga përfaqësues të partive politike, eksponentëve ushtarakë dhe të inteligjencës. RDC ka miratuar më shumë se 500 vendime duke rikuperuar me sukses miliarda dollarë të fituara në mënyrë të paligjshme nga regjimi Al-Bashir.
Në fazën fillestare të tij, CLTG ka marrë mbështetjen e elitës politiko – ushtarake, duke regjistruar progrese substanciale drejt demokratizimit të vendit. Megjithatë, konglomeratet ekonomike e krijuara kryesisht nga RSF dhe SAF janë prekru vetëm pjesërisht nga tranzicioni politik. Megjithëse rrjetet e deep state dhe të regjimit të mëparshëm janë të ndërthurura fuqimisht, RDC është shikuar mirë nga prekja e interesave jetike. Kjo ka hapur një përçarje publike midis anëtarëve të RDC, deep state dhe Fprcave për Lirinë dhe Ndryshimin (FFC). Ushtarakët kanë akuzuar RDC për korrupsion, ndërsa civilët kanë akuzuar ushtarakët për ndërhyrje të panevojshme në mandatin e pavarur të RDC.
Më 25 tetor 2021 këtë tensione kanë shpërthyer në grushtin e shtetit të gjeneralit Al-Burhan, që ka çuar në arrestimin e kryeministrit Hamdok, të pjesës më të madhe të kabinetit të tij dhe të paktën 20 anëtarëve të RDC. Ndërsa ushtarakët kanë cituar korrupsionin e lidershipit civil si motiv të grushtit të shtetit, arësyeja e thellë ka të bëjë me tentativat e çmontimit të sistemit të pushtetit politiko – ekonomik nga ana e RDC. Në thelb, grushti i shtetit ka përfaqësuar pikën e arritjes së pashmangshme të një serie tensionesh latente midis komponentes civile dhe asaj ushtarake për kontrollin dhe ndarjen e resurseve të vendit.
Roli i bizneseve të kontrolluara nga shteti
Në raportin është bërë harta e ekosistemit të bizneseve të kontrolluara nga shteti (State-controlled enterprises – SCE) në Sudan për t’u vlerësuar se në çfarë mënyre establishmenti ushtarak ushtron kontrollin mbi ekonominë e vendit, duke identifikuar 408 biznese të kontrolluara nga shteti në sektorë si bujqësia, sistemi bankar, industria ushtarake dhe ajo e furnizimeve mjekësore. Një SCE përkufizohet si “një kompani që ka lidhje [strukturore] me anëtarë të qeverisë sudaneze dhe/ose të deep state, përfshi SAF, RSF apo funksionarë të inteligjencës dhe vulnerabët ndaj manipulimit nga ana a e aktorëve të tillë”.
Është këtu me vend të përmenden rastet më të rëndësishme të shfaqura në raport, domethënë ai i Omdurman National Bank (ONB) dhe i Khaleej Bank, që SAF dhe RSF respektivisht e kontrollojnë për të pasur akses në rrjetet financiare globale. Sipas raportit, nëpërmjet një rrjeti entesh bamirësie false, SAF posedon 86% të aksioneve të ONB, ndërsa Khaleej Bank kontrollohet nëpërmjet një joint venture midis RSF dhe kompanive që kanë si kryetar Emiratet e Bashkuara Arabe. Në mënyrë të veçantë, nga raporti del se familja e liderit të RSF Mohamad Hamdan Dagalo, i quajtur “Hemeti”, kontrollon 28% të aksioneve të Khaleej Bank. Veç kësaj, në këshillin administrues të Zadna International Company for Investment Ltd, një konglomerat bujqësor pronësi e ushtrisë që menaxhon programe ujitjeje dhe menaxhimi të copave të tokës, qëndron vëllai i “Hemeti”, Abdel Rahim Dagalo.
Çfarë konkluzonesh?
Raporti vjen kështu në formulimin e konkluzioneve të mëposhtëme. In primis, kontrolli i ekonomisë nga ana e aktorëve civilë është një parakusht themelor për tranzicionin demokratik në Sudan. Qeveria ushtarake po i dobëson gradualisht reformat demokratike të miratura nga qeveria e tranzicionit civil dhe duke forcuar pozicionin e establishmentit në sektorët ekonomikë kyç të vendit. Deri kur kjo logjikë do të mbizotërojë, ushtarakët do të vazhdojnë ta mbajnë krejtësisht pushtetin, pa i lënë asnjë hapësirë civilëve.
Lidhur me këtë, vendet që kërkojnë të mbështesin demokracinë në Sudan kanë instrumentat për ta dobësuar establishmentin sudanez pasi: “Qeveri, organizata joqeveritare (ONG) dhe kompani private kanë një rol në çmontimin e deep state të Sudanit nëprmjet sanksioneve ekonomike, reduktimit të ndihmave dhe një due diligence më të madhe ndaj investimeve private”. Deri më tani, aksionet e vendeve donatore kanë vënë kryesisht në shënjestër organizatat qeveritare më shumë sesa rrjetet financiare dhe bizneset që i përkasin pushtetit ushtarak.
Prandaj, komuniteti ndërkombëtar mund ta kundërshtojë pushtetin elitës sudaneze dhe mbështetur tranzionin demokratik nëpërmjet masave të mëposhtëme: të godasë elitat ushtarake të vendit dhe aktivitetet e tyre nëpërmjet sanksiones të synuara kundër bizneseve ekonomike të shoqëruara me to; reduktimin e rrezikut për investimet dhe ndihmat ndërkombëtare nëpërmjet garancive se këtë janë drejtpërsëdrejti të kanalizuara në favor të popullsisë lokale, duke shmangur mbështetjen ndaj kompanive të asociuara me SAF, RSF dhe funksionarë publikë sudanezë; forcim të mbështetjes ndaj organizatave civile dhe gazetarëve që mbështesin transparencën dhe luftojnë korrupsionin në Sudan.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA