Sot në orën 19:00, protestë përpara Ministrisë së Brendshme

Ditën e sotme në orën 19:00 do të zhvillohet protesta përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e rëndë të ndodhur të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Protesta u iniciua nga shoqëria civile. Ndërkohë kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe opozita.

Në protestë do të kërkohet largimi i ministrave Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.

Kurse ambasada amerikane ka dalë me një njoftim për qytetarët e saj. Ajo u kërkon që të bëjnë kujdes dhe të shmangin grumbullimet e mëdha.

“Ndërsa shumë tubime të mëdha mund të jenë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe në mënyrë të paparashikuar,” thuhet në njoftim.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet që të monitorojnë median lokale dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit për informacionet më të fundit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply