Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi edhe një herë aferën në portin e Durrësit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos blejnë apartamente.

“E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente. U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se do jenë subjekt konfiskimi.

Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro”, tha Berisha.

Berisha tha se, shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar këtij njeriu që nuk respekton, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston.

“Të gjitha këto kanë vetëm një zgjidhje. Largimin e Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës.
Shtatori po vonon.

Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu që nuk respekton, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston. Këto ditë po afrohen. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

SHBA forcon goditjen ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në Shqipëri

Autoritetet amerikane kanë intensifikuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit në luftën …

Leave a Reply