Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e ka quajtur si “vagabond”, “hajdut” dhe “mashtrues”, ndër të tjera.
Meta tha se Rama s’mund të bëjë si i fortë, ndërsa nuk ngurroi t’i kujtojë atij disa episode nga rinia, duke treguar qarte se eshte nje nje hall te madh qe vetem ai dhe Zoti i di, ndaj ka shperthyer me kete gjuhe qe asnje adoleshenti te vonuar nuk i shkon.
“Ai ka edhe hallin e identitetit tim”, tha Meta gjatë takimit me strukturat e partisë, duke shtuar “Unë s’e kam ndryshuar asnjëherë emrin”.
“O vagabond, ne jemi popull i Mujo Ulqinakut, jemi popull i Vojo Kushit! Ore vagabond, ti ke idhull Pablo Eskobarin dhe gjithë të tjerët.
More vagabond që të dhunonin të gjithë të fortët e lagjes, dhe sot i ke vënë në poste të gjithë të fortët. Në gjithë Shqipërinë këta komandojnë, intelektualët janë kthyer në kukulla.
Edhe prokurorëve dhe gjykatësve u ka vënë patronazhistë. Kush është ky? Ky bën si i fortë? Meqënëse ka dhe merakun e identitetit tim.