Rama në panik nga reagimi qytetar për kullat tek Porti i Durrësit premton rritje pagash për durrsakët.
Sot është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e portit të ri të Durrësi. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se ky investim do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin por të gjithë Shqipërinë.
Nuk mungoi as një krahasim i këtij projekti me “Porto Montenegro” për të cilin Rama tha se ka bërë që Mali i Zi të ketë rrogat më të larta, duke nënkuptuar se projekti “Durrës Yachts & Marina”, do të bëjë të njëjtën gjë.
“Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me “Porto Montenegro”. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait. Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjeshtë etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre. Porti turistik i Vlorës ndërkohë ka filluar, në Sarandë po ashtu ka filluar, po punojmë për projektin e Shëngjinit”, tha Rama.