Ikin dritat në koncertin e “Noizy” të rinjtë shpërthejnë në “Rama ik!”

Është mbajtur mbrëmjen e kësaj të diele koncerti “The Alpha Shoë” i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Ajo që raportojnë mediat është se në një moment është shkëputur energjia elektrike. Pas kësaj turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: “Rama ik!”. Situata duket se është zgjidhur shpejt.

Në këtë koncert “Noizy” kishte ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj.

Organizatorët pretendojnë se ky është koncerti më i madh hip hop i mbajtur ndonjëherë në vend. Në koncert do të këndojë dhe “Stresi” pas rikthimit të miqësisë mes tyre.

About Redaksia

Check Also

Nuk kisha parë ndonjëherë që deputeti të mbajë fjalim kundër e të votojë pro!

Nga Ina ZHUPA Nuk kisha parë, jo si deputete, se 5 vjet kam, por si …

Leave a Reply