Presidenti Begaj nuk takon kryetarin e LDK-së, reagon Lumir Abdixhiku

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovës nuk do të zhvillojë një takim në LDK-në. Ai ka ftuar Lumir Abdixhikun kreun e partisë, por ka refuzuar që të shkojë në zyrën e partisë. Ndërkohë, Abdixhiku ka refuzuar krejtësisht kërkesën e presidentit shqiptar.

“Kemi vendos mos me u taku pas asaj kërkese. Takimi me presidentin e mëparshëm Meta ka ndodh në zyret tona, si edhe me liderët e tjerë të Shqipërisë”, tha burimi për gazetën Nacionale.

Për më tepër, kërkesa e Abdixhikut besohet se do të çojë edhe në një refuzim të plotë të takimit me presidentin Begaj.

Ish-presidenti Meta disa ditë para se të dorëzonte mandatin ishte po ashtu për vizitë zyrtare në Kosovë, ku përveç krerëve institucionalë u takua edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pikërisht në zyrat e kësaj partie.

About Redaksia

Check Also

Emigranti: Nesër ky do të largohet, por duhet të hetohet dhe t’i sekuestrohet e gjithë pasuria!

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia ka mbajtur fjalën e tij në ditën e …

Leave a Reply