Pasaporta e Artë e krimit

Nga Flamur NOKA

Këtu gjejnë parajsën evazorët e huaj dhe investitorët “strategjikë” 20 e kusur vjeçarë pa historik punësimi. Këtu narkotrafikantit i thonë “biznesmen” dhe landfillit “incenerator”. Këtu kryeministri “socialist” i josh investitorët e huaj me mungesën e sindikatave.

Në vendin e saj Ndragheta fshihet ndërsa këtu ndërton kulla në qendër të kryeqytetit, pak metra nga Ministria e Brendshme.

Edi Rama nisi të qeverisë në 2013-n.

Fillimisht donte të sillte armë kimike, më pas plehrat e Europës dhe tani mafiozët e gjithë botës.

Do t’i bëjë shqiptarë, t’u japë pasaportë e shtetësi, që kur të hetohen për aktivitetet e tyre kriminale të thonë me mburrje se janë nga Shqipëria.

Nga “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni” kaluan në thirrjen “Mafiozë të të gjitha vendeve, bashkohuni”.

Rama po e kthen Shqipërinë në një strehë për llumin e botës, në një rezervat të madh të parave të pista.

Kjo nismë e çmendur duhet ndalur menjëherë, sepse cënon sigurinë tonë kombëtare dhe stimulon aktivitet të madh kriminal. Kështu kriminelët e vendeve joeuropiane do të mësyjnë në Zonën Shengen me pasaportë shqiptare. Me shumë gjasa vendi ynë do të penalizohej duke u rikthyer në regjimin e vizave.

Punuam shumë për t’i hequr vizat shqiptarëve dhe nuk do të lejojmë që Edi Rama apo sponsori i tij lobist ta bëjnë Shqipërinë një shtëpi publike!

Shqipëria në rrezik!

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply