Pse policia po fsheh vrasjen në Laç?

Nga Nikoleta KOVAÇI

Mramë ka ndodh nji ngjarje e randë në Shullaz të Laçit, ose të Kurbinit; quajeni si të doni, por mos e sillni në Krujë se s`kanë asnjë lidhje bashkë! Pas një sherri mes dy fqinjsh, komshi, apo shokësh, siç e quajmë na, kah anët tona, për fatin e keq njëri ka ndërrue jetë.

Në vendin e ngjarjes, pra në sherrin mes dy burrave asht përdor edhe armë. Janë dgjue edhe të shtëna, por këto nuk është e thanë t`i ketë dgjue edhe policia e Kurbinit, apo e shtetit. Pas përleshjes së dhunshme, njëri prej burrave përfundoi në kanal.

Informacionet e para në fakt nuk rrejnë kurrë në lidhje me ngjarje të tilla, të randa sa ma s`ka, ama kur informacioni nuk përpunohet nga policia asht gjithmonë i saktë. Manej nuk dihet. Mramë dëshmuen se ngjarja reale u fsheh. U maskue si vdekje aksidentale, ndërkohë që viktima dhe autori i kanë shtëpitë ngjitun me njana-tjetrën.

Ylli Tafili, 51 vjeç, u lajmërua nga një komunikatë policie orëve të vona se kishte ndërrue jetë pasi ishte rrëzue aksidentalisht dhe kishte ra në kanal. U tha se e nisen për spital me idenë për ta mbajtun në jetë po nuk qe e thanë.

Policia ka shkue në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshmi, ka mbledh prova, ka hap kamerat e një lokali të vogël aty afër, ka shpall në kërkim autorin dhe më pas ka përpilue edhe atë komunikatë turpi në të cilën lajmëron se viktima ishte rrëzue dhe kishte ra në kanal!

Disa media fillimisht e nxorën vrasje, më pas sherr, e në fund, për të mos i prish qejfin policisë, Gledis Nanos dhe Edi Ramës me shifrat e turizmit kriminal, e kthyen në vdekje aksidentale. Media e pranoi: Sod nuk u fol hiç për të!

About Redaksia

Check Also

Partia e Lirisë në kurthet e Sigurimit të Shtetit, sot SPAK

“RD” Nuk është hera e parë që mes Metës dhe Kryemadhit ka debate politike. Kur …

Leave a Reply