Rusët në Gramsh, Lubonja: Pseudohistori, i serviren popullit për t’i shpëlarë trutë!

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ foli për ngjarjen në Gramsh ku dy shtetas rusë një ukrainas sulmuan dy ushtarë në uzinën e armëve. Gjatë bisedës në studio, ai tha se kjo ngjarje ka dy versioni, ose personat janë turistë ose agjentë rusë. Më tej ai shtoi se e ka të vështirë të besojë se janë agjentë pasi sipas tij çfarë mund të ofrojë Gramshi për spiunazhin rus dhe se nuk gjen logjikë.

“Dy anë versionet ose janë turizëm ose janë agjentë. Nëse janë spiunë pyetja që të vjen është se për çfarë iu duhet uzina e Poliçanit. Çfarë ka atje për t’u zbuluar, për të mos folur për faktin se para dy vitesh ka pasur edhe bloger që kanë nxjerrë në youtoobe gjithçka bëhet atje. Unë mund të them se edhe vetë më intrigojnë këto zona, ka zona interesantë që besoj duhen bërë turistike. Në Gjadër kur kam qenë më thanë se është zonë e ndaluar dhe ika pa parë çfarë ishte aty duke më lënë një lloj pakënaqësie. Zonë e ndaluar thonë por raketat i kanë çuar për skrap. Unë jam i prirur të mendoj se janë njerëz që kanë kuriozitet sesa njerëz që kanë ardhur të zbulojnë. Më thoni se çfarë rreziku i vjen Shqipërisë nga zbulimi që bëhet në Gramsh”, tha ai.

Çfarë mund të bëjnë një turist i huaj në një zonë si Gramshi?

Lubonja: Ata kanë përdorur edhe spraj. Por logjikë spiunazhi unë nuk gjej aty, vetëm në rast se spiunazhi rus është katastrofë fare. Mendoj që objektet atje paraqesin kuriozitet turistik, duhen hapur për të kuptuar më mirë kohën se ku kemi jetuar. Këta ia japin oligarkëve. Ato raketat ishin kuriozë për t’u parë. Ata i kanë çuar për skrap. Kush i ka marrë. Në Shqipëri nuk ka ngelur një makinë e kohës së Enver Hoxhës. Do të bësh një film të asaj kohë nuk ke ku i gjen ja këtë shikoj, përse i ruan bota. Shoh opozitën që akuzon qeverinë për gjendjen në të cilën ka lënë Shqipërinë, nuk është ky versioni. Që të jemi realistë edhe sikur të ishin të përgatitur me fuqinë që ka Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply