Shqipëria miqësore me kampionët e Europës në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Kombëtaren italiane në “Air Albania” gjatë periudhës së Botërorit Katar 2022.

Italia nuk arriti dot që të kualifikohej në grupet e Botërorit pas humbjes së pësuar me Maqedoninë e Veriut. Mancini është duke përgatitur një brez të ri për këtë Kombëtare, në mënyrë që rezultatet e së ardhmes të jenë më positive dhe për të mos mbërritur në turpërime si ato të kaluarat.

Gjatë kohës që Kombëtaret e tjera do të luajnë në Botëror, Italia do të jetë në Air Albania. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, që u shpreh se “axurrët” do të luajnë ndeshje miqësore me Shqipërinë.

“Me shumë mundësi një ndeshje miqësore do të jetë ajo në Tiranë me Shqipërinë. Më pas mund të ketë një lloj tërheqjeje stërvitore në vendet e Arabisë Saudite ose të vazhdojmë përgatitjet këtu në Itali”, tha Gravina.

About Redaksia

Check Also

Asllani ndëshkon Gjeorgjinë, kuqezinjtë fitojnë në Tbilisi

Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë me gol të Asllanit. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa …

Leave a Reply