Ish-deputetja, Caka: Ky hetues i komunizmit i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë Silva Caka ka publikuar një dokument të vjetër ku kreu i SPAK Arben Kraja ka firmosur si hetues. Nisur nga kërkesa e SPAK për Gjendjen Civile për të dhënat e Ilir Metës në bazë të hetimit të nisur për të, Caka pyet ‘ky hetuesi i komunizmit i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”.

Ajo thekson më tej se Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive.

“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?
Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.
Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkruan Caka.

About Redaksia2

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …

Leave a Reply