Berisha: SPAK, SHISH dhe Autoriteti i Dosjeve në shërbim të Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi nga Pogradeci nisjen e hetimeve të SPAK ndaj Ilir Metës. Berisha i cilësoi lëvizjet e SPAK në shërbim të Ramës.

“Gjithçka në kuadrin e shndërrimit të SPAK, SHISH-it, Autoritetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kjo është, gjithçka zhvillohet në kuadër të shtetit monist”, tha Berisha.

Për propozimet e PS për të përjashtuar ish-sigurimsat nga parlamenti dhe nëse do e mbështesë këtë ligj në parlament, Berisha u shpreh se PD do jetë gjithnjë për lustracionin.

“Ligjin e lustracionit e kemi votuar dy herë, e ka kundërshtuar PS-ja. E votoi në 2008 dhe PS e çoi në Kushtetuese atë ligj. PD do jetë gjithnjë për lustracionin.

Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do shpëtojë, por nuk shpëton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane citon Rubion/ SHBA do të godasë kartelin e lidhur me mafian shqiptare

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën (09.09.2026) se Shtetet e Bashkuara do ta …

Leave a Reply