Boçi publikon videon: Edhe i vjedhin me inceneratorë dhe i vrasin me plehra!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar sërish në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit. Boçi shkruan se, qeveria nga njëra anë po i vjedh me këtë skemë korruptive dhe nga ana tjetër po i vret me plehra.

Reagimi

Edhe i vjedhin me inceneratorë dhe i vrasin me plehra!

Skena e krimit me incenerator në Elbasan është e palëvizhme! Të palëvizshme janë edhe grumbujt e plehrave që rrethojnë ato hekurishte që i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhe atyre të Elbasanit 27 milionë euro!

Vijoj të marr dhjetra denoncime nga bashkëqytetarët e mi të Elbasanit për grumbujt e plehrave dhe aromën e tmerrshme që ndihet në zonë! Edhe vetë e kam konstatuar dhe denoncuar disa herë këtë situatë dramatike me mbetjet në Elbasan, një incenerator për të cilin paguajmë sërish “bosët” në kërkim, kur vetë punëtorët që përballen çdo ditë me mbetjet kanë muaj pa marrë pagat.

Më poshtë me zë dhe figurë banorët që jetojnë rreth inceneratorit që ka grabitur 27 milionë euro dhe që çdo ditë mbjell vdekjen.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply