Mjeku Ilir Alimehmeti: Ndotja e ajrit dhe ujit në Tiranë po sjell sëmundje të shumta

Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi në një takim të organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha se ndotja e ajrit dhe ujit në Tiranë po sjell sëmundje të shumta. Sipas Alimehmetit, të gjitha sëmundjet vijnë nga keqmenaxhimi i kryeqytetit ndërsa shtoi se Tirana renditet në vendin e 245-të në botë sa i përket indikatorëve të shëndetit.

“Tirana është renditur e 245-ta në renditjen e qyteteve në botë, përsa i përket indikatorëve të shëndetit. Kemi 10 mijë e 500 banorë për kilometër katror. Te njësia 10 është mbi 20 mijë, nisur nga 9 dhe 5. Sa për krahasim, në Delhi, Indi, ka tek 10 mijëshi, pak a shumë sa Tirana. Londra ka 3 mijë.

Çfarë vjen nga mbipopullimi. Sëmundjet infektive i pamë vetë. Vjen ndotja e ajrit, ndotja e ujit, mbetjet urbane dhe konsumi i energjisë.

Te ndotja e ajrit jemi në vendin e 243, nga 245. Nga ajri vijnë tumoret, problemet e zemrës, të trurit etj. Kjo nis nga qyteti, nga menaxhimi i qytetit.

E dyta, uji. Thuhet se uji është i pijshëm, kështu na vjen në faturë. Por kemi një vendim gjykate që thotë se është i pijshëm. Shumica e blejmë, kush ka mundësi. Uji sjell edhe sëmundje me të.

Mbetjet urbane. Po të bëjmë një xhiro, do të shohim kazane o pa kapak, ose të tejmbushur. Këto janë vatra infektimi”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply