Arkitekti: Ka humbur kujtesa e këtij qyteti, e shembën Teatrin

Orhan Sakiqi-Arkitekt

Duke ardhur këtu mu kujtua një shprehje e Umberto Ecos: Civilizimi i qytetit varet nga kujtesa, e atij qyteti, dhe pastërtia e atij qyteti. Fatkeqësisht këto vitet e fundit është humbur kujtesa kolektive.

Unë do të flas për dy shembuj klasikë. I pari është Teatri Kombëtar. Këta (komunistët) shpikën teorinë e rrezik-shembjes. Teatri Kombëtar rrezik-shembje. Ne, inxhinierë e arkitektë firmosëm një deklaratë se nuk është në rrezik shembje. Por në një natë të errët këta e shkatërruan.

Një tjetër objekt është ndërtesa e ATSH-së. Unë flas për këtë sepse kam qenë bashkautor me Maks Velon. Ai arkitekt dhe unë konstruktori. Edhe ajo u prish me rrezik-shembje. U mundova tu shpjegoj se ishte betonarme dhe ishte e para kullë e ndërtuar në vitin 1967.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply