Berisha: Po vërshojnë lumejnjtë e narko-eurove duke shkatërruar kryeqytetin

Çdo qytet është normale që të ketë ndërtimet e kohës. Arkitektët e studios holandeze që merren me Tiranën apo Stefano Boere janë të njohur. Por çfarë ndodh me ta? Nëse këta arkitektë në Roterdam apo qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu ata transformohen me Ramën dhe me këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë dikton pesha e drogës. Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne në Tiranë. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjëlloj respekti për kushtet urbanistike.

Çfarë po mbetet për Tiranën. Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës.

Para një jave kam parë treguesin e ndërtimit në Europë. Treguesin Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër të Europës, dhe 4 herë më të lartë se Suedia, e disa vende. Sepse këtu po vërshojnë lumejtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.