Arben Tafaj: Të përfshihemi në një lëvizje qytetare që t’i vënë fré shpërfytyrimit të kryeqytetit

Prej shumë vitesh kam drejtuar shoqatën Tirana dhe bërthama e këtij grupimi janë sot këtu. A i dëgjon kush zërin e këtyre intelektualëve tiranas. Sot nuk e dëgjon kush zërin qytetar. Këta janë të përjashtuar nga vendimmarrja. Goditjen e mori në ndarjen territoriale, ku edhe komunat atë pak pavarësi që kishin ua hoqën dhe iu bashkuan bashkisë me një kryetar ultra të fortë dhe një Këshill Bashkiak që është kthyer në noter të kryetarit.

Sot po hasemi jo vetëm me zhdukjen e memories dhe transforimin urban, që nuk merr parasysh trashëgiminë e këtij qyteti, por edhe me babëzinë e kullave të larta të cilat po na ngushtojnë frymën dita ditës. Mendoj se ka ardhur koha që të gjithë të përfshihemi në një lëvizje qytetare që ti vëmë fre shpërfytyrimit të qytetit tonë.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply