Orgeta Lika: Në Tiranë tani ka shumë pak identitet, nuk ka më histori

Tirana ka vuajtur më së shumti babëzinë e këtyre qeveritarëve. Nëse ky qytet është aspak shpresëdhënës është për shkak që qeverisjes që ka.

Studio holandeze dhe Boeri janë mjaft të famshme, por ata nuk e njohin kontekstin, nuk e njohin historinë, traditën, nuk kanë jetuar historinë e atij qytetit dhe dëshirën e tij për të ndryshuar, zhvilluar një vend e kanë ndryshe nga një arkitekt shqiptar. Një arkitekt shqiptar ka jetuar aty dhe kur vendos gurin e parë në atë rrugë, ka një tjetër ndjesi.

Duke dashur të ndërtojnë kulla të larta, kanë harruar se në Tiranë po ndërtohen vetëm kulla dhe ka kaq pak memorie historike, shumë pak identitet. Janë përzier të gjitha rrymat, stilet dhe ka shumë pak mundësi që të ftosh miq të huaj që ti tregosh monumentet e qytetit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply