Berisha: Cinike dhe tallje, u jepni 3 milionë shqiptarëve 50 mln euro, Kosova  150 mln euro ndihmë

Dhe mblidheni këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që ju jep 3 milionë shqiptarëve me 50 milionë euro ndihmë. Tallje dhe vetëm tallje.

Kosova që është me një GDP më të ulët se ne, një vend me histori të shkurtër pavarësie, me atë aktin normativ që dërgoi në parlament, përcaktoi 100 euro për çdo pensionist. Dhe pensionisti në Kosovë blen me çmimet 30% më të ulëta se në Shqipëri.

Përcaktoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës.

Përcaktoi jo 10 po 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Çfarë bëtë ju? Ju mashtroni ato që keni shkruar.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply