Berisha: Me rritjen e çmimit të energjisë qeveria goditi qëllimisht shtresën e mesme

FJALA NË KUVEND E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Socialistët i duan shumë të varfrit, i duan aq shumë saqë kur vijnë në pushtet i shtojnë në progresion gjeometrik. Çfarë ndodh, cila është kjo veti që socialistët i shumëzojnë, i shumojnë në mënyrë të rrufeshme të varfrit.

Dy janë arsyet. Hipokrizia dhe demagogjia e tyre. Hajnia e papërmbajtur e tyre. Nuk po ndalen në hipokrizinë dhe demagogjinë, se u dëgjuan shqiptarët sot. Asnjëri prej jush nuk mund të takojë një zgjedhës, një pensionist, një infermiere, mjek, mësues, nuk mund ti dilni përpara. Ju jeni të ngujuar këtu në këtë sallë dhe flisni si në filma. Nuk ka shqiptar që ju nuk e neverisni me këtë cinizëm ekstrem që dëshmoni ndaj tyre.

Flitet për krizë dhe ka një krizë, nuk mund të mohohet, por në Shqipëria ka një dopio krizë sepse në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, përveç spekulimit të spekulantëve në treg, kryespekulante është qeveria, zyrtarët që vjedhin në mënyrë të papërmbajtur qytetarët.

Nuk ka qytetar në Europë, të vjedhur si shqiptarët. Të rrallë dhe në botë. Kaluan një periudhë shumë të vështirë me 2-3 fishim të produkteve bazë ushqimore, me naftën në stratosferë, kapacitetet turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeteje apo deputeti.

Nafta ulet në bursë, rritet nga bordet komuniste. Vjedhjeve të tmerrshme që bëni me punët publike, duke ndërtuar rrugët me çmim 8 herë më të lartë sesa standardi Europian. Shko zonjë e kontrollo rrugën Qukës-Qafë Plloqë. Çfarë na ka ndodhur, 17 metra disniveli, nga vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Dhe pastaj të marrim nja 15 milionë të tjera nga taksapaguesit dhe ti paguajmë aty. Por kjo nuk është gjë hiç, kjo është thërrime.

Dhe mblidheni këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që ju jep 3 milionë shqiptarëve me 50 milionë euro ndihmë. Tallje dhe vetëm tallje.

Kosova që është me një GDP më të ulët se ne, një vend me histori të shkurtër pavarësie, me atë aktin normativ që dërgoi në parlament, përcaktoi 100 euro për çdo pensionist. Dhe pensionisti në Kosovë blen me çmimet 30% më të ulëta se në Shqipëri.

Përcaktoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës.

Përcaktoi jo 10 po 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Çfarë bëtë ju? Ju mashtroni ato që keni shkruar.

Ju i dhatë një goditje fatale shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Pasi keni shndërruar energjinë në një mekanizëm të tmerrshëm vjedhje për shqiptarët, që dilni e blini me çmime 2-3-fish me bursën. Që shisni te njëri tjetri me çmime qesharake, për të vjedhur pastaj, për të ua rishitur të tjerëve.

Tani po sillni gjigantët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi, pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz. Asnjëri prej tyre nuk punon me gaz, punojnë me mazut. Prodhon qindra e qindra tonelata squfur. Helmon Vlorës, njësoj sikur 100 mijë makina të qarkullojnë 100 kilometra në ditë dhe dikush këtu mbush xhepat me këtë vjedhje skandaloze. Energjia e tyre kushton 392 euro megavati. Në total 760 milionë euro për dy vjet. 3 termocentrale më të mëdha se sa i Vlorës mund të ndërtoheshin me këto para dhe gazi rrjedh bri tyre. Por ju do të krijoni të varfër, duke i vjedhur shqiptarët.

E dini si ja bëni ju. Nuk ka cinizëm, por shqiptarët do të ju përgjigjen ju. Do të ju japin një përgjigje flakë për flakë. Të rrisni çmimin e energjisë për 7% të shqiptarëve, e cila është shtresa e mesme. Ju godisni me qëllim shtresën e mesme. Të ua 4-fishosh çmimin atyre, do të thotë të ikin nga Shqipëria. Mjekë, inxhinierë, biznesmenë të vegjël, etj. me radhë.

E dini se çfarë po bëni apo jo. Do të ju jap një shembull unë sot: Bullgaria që ky e sulmoi në mënyrën më amorale, ka 1 biznesmen për 9 banorë. Shqipëria kishte 1 biznesmen për 14 banorë, sot ka 1 biznesmen për 28 banorë. I vrarë masivisht bizneset. Sepse për ju nuk ekziston konkurrenca.

Ju jeni hajdutë, jo europianë, por të planetit të hajdutërisë, ndoshta jashtëtokësore.

Sigurisht, çfarë është ai instilacioni, na thuaj pak ti zonja e kulturës, 4 mln euro për sytë dhe xhepat e Edi Ramës. A ka cinizëm më të madh.

Por ‘Air Albanian’ kush e falimentoi. Fluturimet në të 4 anët e Europës, miliona e miliona euro. Marrja e avionit si avion privat, tani falimentoi, nuk paguan dot taksa. Taksat i ka grabitur Edi Rama me fluturimet e tij.

Talleni me fermerët. Në fund të fundit përfundoi për grurin, 1 të 10 që jep Kosova. Ju jepni 40 e ca euro, kurse Kosova jep 400 euro për hektar. Nëse mbjellin 100 mijë, se po u mbollën më shumë, zbret kjo shumë.

Shkoni e takoni qytetarët, hajdeni me mua, dilni ballë për ballë. Të vij unë tek socialistët të ua them këto. Po s’ka, jeni shkëputur ju se keni krijuar mekanizmin e vjedhjes, grabitjes, votës së tyre, por në mënyrë absolute do të ua nxjerrin për hundësh. Ja këtu ua them unë, ato vota që keni vjedhur, do ti nxjerrin nga hundët.

Keni marrë borxh 500 miliardë lekë. Me 500 miliardë lekë ju mund të rrisni 3 herë rrogat e shqiptarëve.

 

About Redaksia

Check Also

Breshëri plumbash drejt makinës së një avokatit, si i shpëtoi atentatit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Memaliaj. Shënjestra ka qënë …

Leave a Reply