Avokatja nxjerr dokumentet/ Reformën në Drejtësi e kapi Delina Fico për interes të 2 burrave në Qeveri

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar përmes rrjeteve sociale se Delina Fico, ka marrë fonde nga USAID për Reformën në Drejtësi. Kalaja shkruan se sipas dokumentit që ka publikuar, fondacionit të gruas fatlume me dy burra në qeveri, i është ofruar ndihmë nga USAID.

Më tej ajo shton se juristë të këtij fondacioni thonë se janë punësuar pa kontratë dhe jashtë kritereve formale në Gjykatën e Lartë, e po merren me dosjet stok. Fico akuzon se kush nuk do ta besonte fuqinë e bashkëshortes së dyshes Rama-Çuçi dhe të Soros për shpalljen non grata të Berishës.

Në përfundim, ajo ngre pyetjen se përse këto ndihma nuk kalonin direkt nga USAID në Sistemin e Drejtësisë por kjo bëhej me ndërmjetësimin e Fondacionit të Delinës së Ramës e Çuçit?

Statusi nga Adriana Kalaja

“Një haker (mund të jetë edhe “iranian”), më solli këto dokumente. Kush nuk e besonte se Drejtësinë me gjoja Reformën e kapi Delina Fico, për interes të 2 burrave në Qeveri, me mbështetjen e Soros? Madje deri në Gjeorgji.

Sipas dokumentit më poshtë (foto Nr.1), fondacionit të  gruas fatlume me 2 burra në qeveri, i ofrohet ndihmë nga USAID për Reformën në Drejtësi.

Tani pyetja që shtroj unë është se pse këto ndihma nuk kalonin direkt nga USAID në Sistemin e Drejtësisë por kjo bëhej me ndërmjetësimin e Fondacionit të Delinës së Ramës e Çuçit?

“Gojët e liga” thonë se shuma totale për gjithë vendet e lindjes është 9 miliard Euro ( sa buxheti ynë).

Po kështu, juristë të këtij Fondacioni thonë “gojët e liga” janë punësuar pa kontratë dhe jashtë kritereve formale në Gjykatën e Lartë, e po meren me dosjet stok.

Vendimet i mer Delina. Sokol Sadushi thjesht i firmos. Kush nuk besonte në fuqinë e bashkëshortes së dyshes Rama-Çuçi dhe të Soros për shpalljen “Non Grata” të doktor Berishës?

Në ditët në vijim do keni surpriza të tjera.

About Redaksia

Check Also

Gjykata nuk lejon ekstradimin në Spanjë të biznesmenit që merr tenderat e qeverisë

Gjykata e Apelit ka vendosur “arrest shtëpie” për Nikolin Janina. Ai akuzohet si koka e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.