Aktivisti Goci: Basha e ka mbyllur karrierën si politikan

Pedagogu Ervin Goci ishte i ftuar në studion e gazetares Kostana Morava tha se, Basha e ka mbyllur karrierën si politikan pavarësisht se mund të ketë mbështetjen e amerikanëve.

Goci: Ky njeri e ka mbyllur karrierën, jo amerikanët ta mbështesin, por dhe ndonjë superfuqi aliene, nuk bëhet më. Amerikanët të mbështesin kur ti ke një forcë, amerikanët nuk mbështesin birila që i fut një të shtyrë dhe bie. Ky njeri ditë pas dite humbet legjitimitet, bën absurditet, ka krijuar paradokse të paimagjinueshme brenda partisë së vet dhe mendoj se nuk e ka të gjatë qëndrimin.

Goci shtoi se nëse mohon zgjedhjet, nuk ka dhunë më të madhe se sa të të heqësh të drejtën për zgjedhje. Sipas tij, kjo është njësoj si të jesh në diktaturë.

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …

Leave a Reply