Një përkujtim dhe një propozim

Nga Luçiano BOÇI

Sot të gjithë shqiptarët kudo ku janë përkujtojnë GJERGJ KASTRIOTIN, SKENDERBEUN.

Ai është figura kryesore, më madhore dhe më frymëzuese e historisë së kombit tonë dhe një nga figurat e rëndësishme të Europës.

Lindi më 6 Maj 1405 (e presopuzuar) dhe vdiq në 17 Janar 1468.

Qëndresa e tij ndaj hordhive osmane ishte epike dhe kyçe në mbrojtjen e qytetërimit perëndimor.

Njihet si ndër personalitetet për të cilin është shkruar shumë dhe nga disa autorë njëherazi.

Shumë sheshe, rrugë, urdhëra vlerësues, jo vetëm në Shqipëri sot mbajnë emrin e tij.

Por kjo nuk mjafton!

Ende shteti ynë nuk ka një datë zyrtare të lidhur ngushtësisht me figurën e heroit tonë kombëtar dhe kremtimet për të kanë qenë vetëm përgjatë përvjetorëve të rrumbullakosur.

Duke marrë shkas nga ky përvjetor vdekje, do ishte e udhës që nderimi për Skendërbeun tonë të ngrihet në lartësinë që i takon.

Propozimi është i i thjeshtë dhe ndoshta i artikuluar nga historianë më parë.

Nuk ka asnjë pengesë që kjo datë të zëvendësojë 5 Majin e kontestuar politikisht.

Ndonëse nuk është rënie në betejë, vdekja e Skënderbeut e tejkalon çdo përmasë.

Me këtë datë merr kuptim dhe cilësimi “Dëshmor i Kombit” (jo dëshmor i shtetit) për të gjithë ato personalitete që shkrinë jetën e tyre për kombin në të gjitha trojet shqiptare dhe që ativitetin atdhetar e datojnë para datës 5 Maj 1941 dhe pas kësaj date, përfshirë ata që u sakrfikuan nën diktaturë.

Një datë e tillë do ishte përbashkuese për shqiptarinë e vendin dhe një datë që i jep vendin e duhur figurës më të madhe të kombit shqiptar në Panteonin shqiptar.

Nderime përjetë për shqiptarin më të madh të kombit!

About Redaksia

Check Also

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Ervin SALIANJI Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit …

Leave a Reply