Ka dalë një libër i ri i ekonomistit Sergey Glazev, “Incidenti ukrainas: Nga agresioni amerikan tek lufta botërore”. Korrespondenti i revistës ruse “Kultura” ka folur me autorin dhe ka kërkuar të kuptojë ndërthurjet e gjeopolitikës botërore, mekanizmave të krizës ekonomike dhe rrugëdaljeve të saj.
Sipas jush, çfarë do të ndodhë tani në botë?
Po jetojmë një krizë strukturore të ekonomisë botërore të lidhur me mënyrat teknologjike të prodhimit, që realizohet nëpërmjet garës së armatimeve, militarizimit dhe luftës. Në vitet ’70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar një luftë e ngjashme ka pasur një karakter të ftohtë. Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar një garë armatimesh universale, janë bërë vatra e informacionit teknologjik. Ky superioritet teknologjik i ka bërë të rriten me një përqindje të qëndrueshme prej 25% në vit – deri pak kohë më parë – që i ka çuar në zhvillimin e të gjithë ekonomisë dhe furnizuar me të domosdoshmen Shtetet e Bashkuara. Më parë, një transformim strukturor i ngjashëm ka kërkuar 30 vjet – nëpërmjet militarizimit të vendeve kryesore europiane – dhe ka çuar në ankthin e Luftës së Dytë Botërore. Tani jemi sërish afërsisht në të njëjtën situatë.
Lidershipi botëror kalon nga Shtetet e Bashkuara tek vendet e Azisë, Japonia, Koreja e Jugut, Kina. Pse ato?
Sistemi arësimor të cilin gëzon sot Kina dhe që më parë e ka gëzuar Japonia dhe Koreja, për shkak të efikasitetit dhe të mënyrës me të cilin është organizuar organizimi i aktivitetit njerëzor, e tejkalon me shumë sistemin amerikan e kapitalizmit oligarkik, në të cilin tani ka një zhvlerësim të masave gjiganteske të kapitalit nëpërmjet flluskave financiare. Kalimi nga një cikël shekullor akumulimi në një tjetër (ekziston një teori kaq e njohur lidhur me këtë) në histori është shoqëruar gjithmonë nga luftëra. Veç kësaj, vendet emergjente kanë kërkuar të mos marrin pjesë dhe kjo ka ushqyer mundësinë e një prishjeje. Si rregull i përgjithshëm, luftërat kanë kundërvënë pushtetin e vetëm hegjemon dhe një pjesë të periferisë botërore. Në ciklin e parë shekullor të akumulimit, në shekullin e XVII dhe të XVIII, Spanja po luftonte kundër Anglisë dhe lidershipi u kaloi Vendeve të Ulëta. Në ciklin e dytë (shekulli i XIX) qe koha e luftërave napoleoniane, grushti i shtetit kundër Rusisë dhe ngjitja e Anglisë. Cikli i tretë (shekulli i ХХ): dy luftëra botërore, me humbje të mëdha për Gjermaninë dhe Rusinë, kanë ngritur Shtetet e Bashkuara.
Po tani?
Tani kemi të njëjtin skenar gjeopolitik. Amerikanët duhet të fitojnë një luftë për ta ruajtur hegjemoninë në botë, pasi që nuk kanë mundësi në konkurrencën me Kinën. Të dy luftërat botërore kanë kushtëzuar flukset e kapitaleve, teknologjitë dhe mentalitetin e Europës sipas dëshirave të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë një forcë tërheqëse për ngjitjen e kapitalizmit amerikan. Duke ndjekur këtë rrugëtim tradicional, amerikanët kanë sponsorizuar nazistët ukrainas dhe formojnë regjimin terrorist antirus në Ukrainë.
Është e vështirë të paraqiten Ukraina dhe Rusia si armiq…
Kjo është taktika e amerikanëve. Si pjesë e botës ruse, Ukraina nuk mund të perceptohet seriozisht nga ne si armik. Lidhur me këtë, nuk mund t’i zbatojmë në zgjidhje ashpërsisht ushtarake. Detyra e amerikanëve ka qenë ajo e nxitjes së juntës ukrainase kundër Rusisë dhe të organizojnë genocidin e popullsisë ruse, duke provokuar operacione përgjigjeje ushtarake. Kështu që mobilizojnë Europën – aleate e NATO – kundër nesh. Objektivi i deklaruar është ai i përdorimit të nazistëve ukrainas si dash kundër sistemit shtetëror rus, për të bërë një seri me “revolucione portokalli” në territorin tonë, ta shpërbëjnë dhe të vendosin kontrollin mbi Rusinë, mbi Azinë Qendrore. Tashmë Ukraina është nën kontroll. Jo se në Uashington ka skifterë dhe antropofagë. Problemi është tek ligjet objektive: lufta është e nevojshme për oligarkinë amerikane dhe, për të ruajtur dominimin në botë, kërkon të shpërthejë një luftë në Europë. Ky është argumenti i librit tim. Tregon forcat tërheqëse objektivat, mekanizmat dhe arësyet e incidentit ukrainas.
Si mund t’i rezistojmë kësaj?
Shekuj më parë, Alexander Nevsky ka thënë një shprehje që është në themelin e doktrinës gjeopolitike: të mbështetesh me “forcë, tek Zoti dhe e vërteta”. Ushtria amerikane – që thith gjysmën e shpenzimeve ushtarake botërore – zhvillon sërisht një garë të përbindshme armatimesh, por nëse nuk kemi frikë nga e vërteta, do të gjejmë në botë shumë aleatë jo të interesuar në eskalimin e luftës. Mund të formojmë një koalicion global kundër luftës, që do t’i pengojë amerikanët të na izolojnë. Përdorin parimin “divide et impera” për të bllokuar marrëdhëniet tona me shtetet fqinje. Nëse arrijmë ta ruajmë unitetin strategjik me Kinën, Indinë dhe të krijojmë qendra të reja influence politike në bllokun BRICS, që mbulon më shumë se gjysmën e njerëzimit, duke u përqëndruar mbi partnerët dhe miqtë tanë në hapësirën passovjetike, atëhere planet e amerikanëve për të shpërthyer luftën e re botërore do të dënohen me humbje.
Atëhere cilën të vërtetë duhet të marrim në konsideratë?
E vërteta se jemi në një gjendje lufte, luftë që Shtetet e Bashkuara e kanë shpërthyer tashmë. Është një luftë hibride, aktualusht nuk sjell përdorimin e kolonave të tankeve dhe të armëve të shkatërrimit në masë. Mbështetet nga një arsenal gjigantesk me metoda të tjera që e kanë: informative, financiare. Lufta financiare kundër nesh po zhvillohet seriozisht. Po heqim dorë tashmë nga burime krediti të jashtëm. Planët për ta shkëputur sistemin financiar rus të komunikimeve globale për shkëmbimin ndërbankar po avancojnë. Sanksionet janë miratuar tashmë, në një shkelje të rëndë të së drejtës civile, tregëtare dhe financiare ndërkombëtare. Në Donbas ka edhe një luftë kundër nesh, nuk duhet ta dyshojmë këtë. Për ta tërhequr Europën, këshilli amerikan i Kievit rrëzoi avionin malajzian. Ukraina është tani një kuazishtet terrorist. Është e nevojshme të thuhet e vërteta për Ukrianën, ku ka një uzurpim pushteti. Nuk janë zgjedhur nga zgjedhje presidenciale, por nga ambasadori amerikan dhe nga shërbimet speciale. Kjo është pikërisht mënyra me të cilën zhvillohen zgjedhjet tek Verkhovna Rada. E gjitha kjo që ndodh në Ukrainë është një festë e paligjshmërisë. Avokatët nxjerrin një konkluzion: referendumi i Krimesë, që proklamonte ribashkimin me Rusinë, ishte absolutisht i ligjshëm, korrespondonte me normat e së drejtës ndërkombëtare, bazohet mbi ligjin e statusit të Krimesë, e pranuar më parë. Edhe referendumet në Donbas janë absolutisht të ligjshëm. Sipas së drejtës ndërkombëtare, populli ka baza për shpalljen e sovranitetit dhe pavarësisë së tij. Në realitet, në Ukrainë shteti është pushtuar, është nën kontrollin e shërbimeve speciale amerikane. Pushteti në Ukrainë ushtrohet nga jashtë. Prandaj marrëveshjet e armëpushimit dhe të mbrojtjes së popullsisë civile nuk funksionojnë. Lidershipi ukrainas i shkel sistematikisht. Çdo ditë në Donjeck bombardohen dhe njerëzit vdesin. Vendet e NATO i mbështesin dhe propaganda naziste i sfiguron ngjarjet.
Fuqia e Shteteve të Bashkuara bazohet mbi dollarin…
Po, në thelb, fuqia amerikane është në përdorimin e dollarit si valutë botërore, por është një pushtet jo edhe aq i shtetit amerikan sesa i oligarkisë së tij, që jeton si një parazite e atij shteti. Në Shtetet e Bashkuara ka probleme gjiganteske të brendshme. Mijëra njerëz represohen në rebelimet e afroamerikanëve. Niveli i jetesës nuk rritet prej 20 vjetësh. Qytete të tëra janë shëndërruar në barakopole. Lufta është e nevojshme për oligarkinë amerikane. Nuk është për të mirëqënien e popullit amerikan apo për fatin e qendrave industriale të vendit, ku miliona njerëz nuk kanë punë. Ka nevojë për dominimin e botës, pasi falë saj përfiton benefite. Goditja më e rëndë e hegjemonisë amerikane do të ishte një dorëheqje ndaj përdorimit të dollarit si valutë botërore. Shtetet e Bashkuara janë një vend aggresor. Agresiviteti nuk duhet të zbatohet domosdoshmërisht nga forcat e armatosura. Ekzistojnë mënyra të ndryshme. Por nëse ne i njohim se Shtetet e Bashkuara janë agresorët, nuk duhet ta përdorim valutën amerikane apo të kemi marrëdhënie financiare me ta, t’i sponsorizojmë apo subvencionojmë. Sistemi ynë financiar përdor çdo vit rreth 120 – 140 miliard dollarë në përfitim të sistemit financiar amerikan. Duke blerë obligacione nga Shtetet e Bashkuara, sponsorizojmë luftën kundër nesh. Pushteti i kundërshtarit bazohet mbi monopolin e oligarkisë së Federal Rserve, qendrës së emetimit të dollarëve. Shtypin valutëm botërore. Shikoni grafikët, borxhi publik i Shteteve të Bashkuara rritet eksponencialisht. Në matematikë e quajnë progresion gjeometrik. Kur sistemi hyn në një regjim të tillë, pashmangshmërisht dështon. Hegjemonia amerikane do të përfundojë, është një ligj objektiv. Sa më parë të dalim nga piramida financiare e dollarit, më pak humbje do të kemi: jo vetëm financiare, por edhe njerëzore. Një pjesë e konsiderueshme e emetimit të dollarëve, që e subvenconojmë kur kemi rezerva në këtë valutë, shkon nga operacione ushtarake dhe terroriste.
Ka forcë në ekonominë ruse?
Ka. Industria ruse punon me 2/3 e potencialit të saj, ngarkesa e fuqisë së proidhimit, veçanërisht në sektorin e kapacitetit shkencor, në ndërtimin e makinerive, shkon midis 40% dhe 60%. Punësimi në industri na mundëson ta rrisim prodhimin pa ju drejtuar krahut të punës shtesë. Kemi rezerva të pafundme resursesh natyrore. Non ka asnjë shkak objektiv për rënien e investimeve dhe të vëllimeve të prodhimit. Ka të ngjarë që të gjithë ne kemi një rritje prej 6% deri në 8% në vit.
Çfarë bëhet me rublën?
Rënia e kursit të rublës është një pasojë e politkës jokompetente e bankës qendrore dhe e pushteteve monetare. Menaxhimi i bankës qendrore nuk e paraqet detyrën e stabilizimit të valutës kombëtare. Në konsideratë të kësaj, mund t’i besojmë vetëm asaj që arrin të frenojë spekulatorët nëpërmjet organeve mbrojtëse. Jokompetenca manifestohet në ndjekjen e dogmave të pranuar nga fundi i viteve ’80, në marrëveshjet e Uashingtonit, domethënë dogma mbi pamundësinë e kontrollit financiar. Nëqoftëse nuk ka kontroll, nënkupton se kapitalit amerikan në vend i jepen mundësi të pafundme. Në rast se nuk kontrollojmë lëvizjen e kapitaleve, nuk do të jemi në gjendje të konkurrojmë dhe do të peshojmë gjithnjë e më pak në tregun botëror. Potenciali financiar i saj përcaktohet siç vijon: për të marrë valutë të huaj, duhet të eksportosh dhe të shesësh. Në fakt, Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjnë aspak me të gjithë këtë. Fusin në prodhim dhe disponojnë tashmë resurse të mëdha financiare, me të cilat mund të vazhdojnë të rriten. Ja pse kapitali amerikan dominon në ato vende ku nuk ekziston kontrolli i këmbimeve. Këto vende janë subjekte të një shfrytëzimi të paimagjinueshëm.
E keni një recetë për daljen nga kriza?
Në rast se duam të kemi një sukses dhe të kemi një zhvillim të qëndrueshëm, duhet të kalojmë nga burime teë kreditit, të krijojmë mekanizma dhënieje të kreditit për ekonominë. Për këtë është nevojshme të mbyllet rifluksi i kapitaleve, të mbrohet sistemi ynë financiar nga sulmet spekulative nga jashtë. Futja e kontrollit të lëvizjes transkufitare e kapitaleve dhe e operacioneve në valutë. Pa këtë nuk mund të kalojmë në burime të brendshme krediti dhe do të jemi të dënuar me humbje në luftën financiare. Perspektivat tona për vitet e ardhshme varen tërësisht nga vendimet politike. Presidenti Vladimir Putin ka caktuar pjesë të saj në diskutimin federal, për shembull aministinë e kapitaleve që kthehen. Pas pranimit të tyre, një pjesë e kapitaleve do të kthehet domosdoshmërisht, siç po kthehet tashmë. Marzhi i mundësive tona është shumë i gjerë. Jemi të aftë të kryejmë një mrekulli ekonomike, duke ecur përpara dhe duke u futur midis vendeve lider. Refuzimi i agresionit amerikan dhe dhe marrja e rolit të të qenit një prej qendrave më influente që përcaktojnë zhvillimin botëror. Është gjëja e vetme që do të sigurojë një çorganizim dhe shkatërrim të plotë..
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Gazeta RD