Rama legen para të fuqishmëve, arrogant me popullin e tij!

Deputeti i PD, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar sjelljen e Kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së djeshme të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri.

Paloka shkruan se, përballë të fuqishmëve Rama shfaqet si legen i vogël, ndërsa përballë popullit të tij, shfaqet si arrogant dhe cinik.

“Kjo është ajo që “më pëlqen” kur vjen Erdogan, se e shoh Ramën në pozicionin e tij të natyrshëm!

Rama bën “të fortin”, arrogantin, cinikun… me të dobtit dhe popullin e tij, por mbetet gjithnje ai legeni i vogël zvarritës e lëpirës kur ndodhet përballë të fuqishmeve!

Këtë pozicion do marrë dhe para shqiptarëve në se një ditë do i tregojnë vendin!

P.S: E kam vënë në thonjeza “më pëlqen” sepse në fakt për asnjë kryeministër, që përfaqëson vendin tim nuk do më pëlqente pozicioni i Ramës”, shkruan Paloka, duke postuar edhe fotot e mëposhtme.

 

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply