Rama në Gjirokastër, si “vrasësi” në vendin e “krimit”!

Nga Tritan SHEHU

Rama ne Gjirokaster, si “vrasesi” ne vendin e “krimit”!

Pikerisht, sepse Rama po e vret Gjirokastren dhe ate Qark me histori, kulture, kontribute e vlera mijera vjecare, ata njerez me “fytyre nga perendimi”!

Pikerisht per keto aresye ai po e asgjeson.

Po mbyll ate universitet, qe ka bere histori ne dhjetra vjecare, qender intelektualizmi per te gjithe Jugun e vendit.

Mbyll shkollat per t’i privatizuar si magazina, sic po ndodh ne Lazaratin e poshtem,.

Mbasi mbylli spitalet e Permetit e Tepelenes po asgjeson edhe ate te Gjirokastres.

Ne pak vite pergjysmoi numrin e krereve te bagtive ne qark dhe prodhimeve te tyre.

Flet sot aty per rritje cmimi te energjise elektrike, kur ka lene mbi gjysmen e Qarkut pothuajse pa energji.

Degjoj qe flet per turizmin….komedi kjo.

Kur te gjitha ujrat e zeza te Qarkut derdhen ne Drino e Vjose…zona te mbrojtura “turistike” keto sipas deputetes se tij aty.

Kur me lejen e saj pikerisht ne buze te Vjoses krijohet ne Kelcyre i vetemi vend grumbullimi mbeturinash, qe keshtu perfundojne ne ate lum te “mbrojtur”!

Dhe pikerisht kjo deputete, minister e turizmit e ambjentit, firmos ne menyre te kundra ligjeshme shkaterrimin e nje pylli shekullor 80 ha midis Gjirokastres e Tepelenes, nga te paktet te mbetura.

Ne fakt ai ka shkuar si “ilegal” ne Permet, Gjirokaster, etj, takon vetem te punesuarit e tij, diku mbyllur mbas banakeve.

Ndersa ata rrijne ne heshtje e kokevarur para tij, se u vjen turp per katandisjen e atij Qarku.

Dhe rezultati i “krimit”- pergjysmimi i popullesise ne pak vite, agonia e Qarkut

Prandaj Rama nuk ka guxim te flase per keto e as te takoje banoret e atij Qarku, qe e tregojne me gisht!

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë në Kongresin amerikan: Në Shqipëri nuk lejohen zgjedhjet e lira

Fatmir MEDIU Kënaqësi që të bashkëorganizoja me Kongresmenët Pete Sessions dhe RIbert Aderholt, Forumin e …

Leave a Reply