Video/ Pedagogu-Ramës: Gërmo Tare, gërmo se qenin e ngordhur ke për të gjetur! 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një video të një pedagogu i cili i ka kthyer përgjigje shantazhi të kryeministrit Edi Rama se do tu kontrollojë pasuritë nëse ata nuk e ndërpresin protestën e tyre e cila ka arritur në ditën e tretë të bojkotit të mësimit në auditore.

“Kjo është përgjigja e merituar për arrogancën, kërcënimet dhe cinizmin e Edi Ramës për kërkesat e drejta të Sindikatës së Universiteteve. Mbështetje totale kauzës së tyre të drejtë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Pedagogu: Te pedagogët, te 95% e pedagogëve gërmo Tare gërmo se qenin e ngordhur ke për të gjetur. Tani që mos të harroj nesër në orën 11 të gjitha universitetet e Shqipërisë, përfshi dhe Elbasanit Korçën Shkodrën dhe Gjirokastrën, do mblidhemi te Universiteti Politeknik për të protestue jo për xhepin tonë por do protestojmë për të shpëtuar shkollën shqipe. Tu bëjmë thirrje gjithë studentëve të Shqipërisë nëse e kanë llogarit me jetue dhe punue në këtë vend ti bashkëngjiten protestës së pedagogëve. Kjo protestë nuk është për ne 60 vjeç por është për studentët e Shqipërisë pasi ata janë si fëmijët tonë dhe jo të ikin me gomone po të vijnë të mbarojnë universitetin dhe të punojnë në shtetin e tyre.

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Demokratët kërkojnë hetim për marrëdhëniet e Kushner me Ramën

“Daily Mail” Republikanët kanë shpenzuar gjashtë muaj në hetimin e shkarkimit të Bidenit duke gërmuar …

Leave a Reply