Komandanti rus pranon dështimin: Forcat ukrainase po avancojnë

Komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, ka pranuar më në fund se trupave të tij po i bëhet presion i madh dhe se janë vënë në pozitë të vështirë, pasi guvernatori pro-rus në Kherson njoftoi për evakuimin e pjesshëm të banorëve të atjeshëm.

“Situata në rajon mund të përshkruhet si e tensionuar”, tha Sergei Surovikin, gjeneral i forcave ajrore që u emërua si i ngarkuar për luftën në Ukrainë.

Surovikin për herë të parë ka pranuar publikisht se ekziston rrezik i madh nga avancimi i forcave ukrainase në drejtim të qytetit të Khersonit, që shtrihet përgjatë lumit Dnipro, dhe se Rusia po e ka të vështirë të furnizojë njësitet në lindje për shkak se ura kryesore mbi Dnipro është shkatërruar nga ukrainasit.

Rusia kishte marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit Kherson në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë, dhe mbetet qyteti i vetëm i madh i Ukrainës, që forcat e Moskës e morën nën kontroll pa zhvilluar luftime të ashpra.

“Planet dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me qytetin e Khersonit, varen nga situata ushtarake-taktike. E përsëris – tani është një situatë shumë e vështirë”, shtoi Surovikin.

“Do të veprojmë me kujdes, në moment të duhur, por pa i përjashtuar vendimet e vështira”, tha për fund komandanti rus.

About Redaksia

Check Also

SHBA paraqet avionin e ri bombardues bërthamor B-21 “Raider”, nuk kapet nga radarët

Kompania amerikane për teknologjinë e aviacionit dhe mbrojtjes “Northrop Grumman” prezantoi avionin e saj të …

Leave a Reply

Your email address will not be published.