Dy manipulimet e Boratit

Nga Erion DASHO

Kërcënimi i fundit i Boratit ndaj pedagogëve të dypunësuar është kriminal dhe tregon poshtërsinë ektreme të keut të qeverisë. Nëse një pedagog përfiton një rrogë të dytë me ndershmëri nëpërmjet dypunësimit, kjo nuk ka të bëjë aspak me kërkesën e pedagogëve për rritje pagash.

Nëse pedagogë të caktuar fshehin të ardhurat për të mos paguar taksa, kjo është një shkelje ligjore e vetë pedagogut ose e institucionit që e ka punësuar atë dhe nuk ka as edhe lidhjen më të vogël me faktin se në shtet pedagogët marrin një pagë mizerabël që duhet të rritet sa më parë. Kushdo që shkel ligjin, mban përgjegjësi personale penale ose administrative për veprimet e veta.

Së dyti, nxjerrja para pedagogëve (sidomos e atyre të mjeksisë) të një personi si Ilir Beqja të cilin SPAK-u e mori në pyetje për nëntë orë rresht për koncesionet e dhëna në kohën kur drejtonte shëndetësinë, është po aq e poshtër dhe ç’orientuese.

Ilir Beqja nuk mund t’u tregojë punën kërkimore mjekëve, sepse sikur të kishte kërkuar mendimin e tyre para se të konceptonte një koncesion totalisht të panevojshëm si check-upi, do të ishin kursyer 5 milionë EURO në vit, të cilat do të mjaftonin për t’ua shtuar rrogën me 1,000 euro në muaj secilit prej 400 pedagogëve të Universitetit të Mjeksisë!

Borat,

Mjaft më me diversione dhe mashtrime! Mjaft më me personazhe qesharakë dhe të diskretituar! Rrit rrogat e pedagogëve dhe garanto kushtet që universitetet shqiptare të dalin nga bataku!

Arsimi është e ardhmja, Borat, por ti këtë as nuk e kupton dhe as nuk e vlerëson dot…

About Redaksia

Check Also

O lider global, fol një fjalë bre burrë, a e pe vallen e shqipes në Qatar?

Nga Alba KEPI Fol bre lider, ti qe s’le logo, xhup, fanelle, futbollist e skuader …

Leave a Reply

Your email address will not be published.