Berisha: Harrojeni fjalën bojkot nga unë! Nga Tirana nis fillimi i fundit të regjimit

Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha mblodhi sot kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë. Teksa i informoi për procesin e primareve, Berisha shprehu besim të plotë te anëtarësia e PD-së, duke thënë se opozita është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale.

Berisha tha se, Tirana do të jetë qytetit që duhet të marrë rolin kryesor në betejën me qeverinë për lokalet 2023.

“Do të përgatisim strukturat tona. Nuk bojkotojmë zgjedhjet, do përgatisim të gjithë anëtarësinë tonë për të kthyer votën te shqiptarët. Ne e duam këtë vend. Ne besojmë të potenciali i tij i jashtëzakonshëm. Nuk pajtohemi me varfërimin, nuk pajtohemi me shndërrimin e Shqipërisë në një shtet mafioz. Kam besim të madh te ju, kam besim të plotë të anëtarësia e PD-së. Tirana të marrë rolin kryesor në betejën e kësaj qeverie”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mediat europiane jehonë protestës: Rinia shqiptare ngrihet kundër regjimit autokratik të Ramës

Mediat në Shqipëri e kanë kufizuar ndjeshëm raportimin për protestat që po zhvillohen rregullisht prej …

Leave a Reply