Hakerat iranianë publikojnë të dhëna të reja për zyrtarët shqiptarë

Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera materiale! Këtë herë, ata janë futur në arkivën e Shërbimit Informativ Shetëror dhe kanë publikuar të gjitha mjetet e identifikimit të ish-drejtorit Helidon Bendo, një skenar ky i përdorur më herët me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në dokumente shihen të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply