Si po i gradon Rama hetuesit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit, nga Sokol Sadushi te Thoma Jano

Nga Bedri BLLOSHMI

Të gjithë prokurorët e diktaturës komuniste dhe bijtë e atyre që firmosën për pushkatimin e poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi i kanë marrë dhe i kanë futur në SPAK.

Edi Rama përdor të gjitha format për t’i shpërblyer bijtë e atyre që kanë larë duart me gjak, ndërsa mediat e Ramës trumpetojnë se “këto përzgjedhje i bën FBI”, por nuk është aspak e vërtetë.

Babai i Sokol Sadushit ka qënë njëri nga ata që kanë firmosur për pushkatimin e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, ndërsa Rama e bëri nënkryetar të Gjykatës së Lartë.

Këto ditë, pas shpërblimit të Diana Çulit, Edi Rama përzgjodhi një prokuror të diktaturës, Thoma Janon dhe e bëri Zëvendësprokuror të Përgjithshëm.

Po kush është Thoma Jano?

Ka lindur në vitin 1955 në Blush të Kolonjës. Në vitin 1978 mbaroi shkollën e Sigurimit. Në vitin 1978 nisi punën si hetues në Degën e Punëve të Brendshme Krujë. Pas vitit 1991 u bë prokuror. Ka qenë edhe zëvendësministër i Rendit Publik rreth vitit 2002-2004.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply