Basha njofton takim në Lezhë, por e anulon pas reagimeve të forta të demokratëve

Deputeti Lulzim Basha kishte planifikuar një takim në Lezhë, por e ka anuluar për shak të reagimeve të forta të demokratëve lezhjanë klundër tij. Edhe pse Lezha është zona e nënkryetarit të tij, Agron Gjekmarkaj, Basha ka vendosur që takimin ta bëjë në Laç dhe i ka ftuar simpatizantët e tij në këtë takim.

Dega në Lezhë ka konfirmuar lajmin për anulimin e takimit të Bashës në pallatin e kulturës në Lezhë dhe zhvillimin e tij në një takim të vetëm në qytetin e Laçit.

Ky njoftim i përcjellë prej saj në rrjetet sociale ka sjellë reagimin e demokratëve.

Në komentet e tyre bëhet ftesë për protestë dhe reagim ndaj kryedemokratit Basha dhe kjo si përgjigje për gazin dhe dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në 8 janar tek selia e PD-së në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply