Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni më 12 nëntor për të përzënë bandën nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje qytetarëve nga foltorja e Kuvendit që të protestojnë më 12 nëntor për të përzënë bandën nga pushteti. Sali Berisha deklaroi se qeveritarët mendojnë vetëm për karrigen e tyre dhe jo për qytetarët.

“Qytetarë, këta nuk kanë ndërmend për reformë për ju. Këta shikojnë vetëm si të ju vjedhin ju. Ne vërtetë kemi përgatitur një projekt-reformë me 97 bashki, por ne kemi thënë që në fillim, që këta nuk kanë reformë. Këta dinë dhe mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa të ua përmbysim karrigen, ti përmbysim me të gjitha.

Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e të vërtetës shqiptare dhe ndaj ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bashkohemi për të përzënë këtë bandë nga pushteti”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Rama kryevjedhësi ynë! Pas 13 vitesh pushtet, Rilindjes i ka ardhur fundi!

Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët kanë rikthyer …

Leave a Reply