Berisha: 12 nëntori po vjen, gjyqi i madh që shqiptarët do bëjnë ndaj qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit teksa akuzoi qeverinë e Ramës si të korruptuar, foli edhe për protestën e cila do të mbahet më 12 nëntor. Berisha deklaroi se 12 nëntori do të jetë gjyqi i madh që shqiptarët do të bëjnë ndaj qeverisë e cila i ka braktisur prej vitesh.

“Për çfarë të diskutojmë këtu. Nuk mund të diskutojmë këtu, pasi kemi të bëjmë me një grup njerëzish, të cilëve vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve ua ka verbuar sytë, ua ka mbyllë veshët, nuk dëgjojnë asgjë. Deri kur kështu.

12-a po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’u bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhur, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft.

12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh. Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë.

Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.