Berisha: I kthyet shqiptarët në një komb gomonesh

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit komentoi largimin masiv të shqiptarëve drejt Anglisë me gomone. Berisha tha se qeveria e Ramës i ka kthyer shqiptarët në komb gomonesh.

Sipas kryedemokratit Berisha, Shqipëria s’ka pasur kurrë një qeveri të korruptuar se ajo e Edi Ramës, e cila mendon vetëm për të pasuruar veten.

“Kurrë nuk pa pasur Shqipëria, qeveritarë korruptiv si këta. Etërit e tyre ishin mizor, gjakësor, por ju garantoj se të gjithë së bashku me në krye Enver Hoxhës, të marra në 20 vite nuk kanë shpenzuar në tërësi aq sa ka shpenzuar Edi Rama, 22 mln euro për udhëtime.

A mendoni ju se ka fëmijë të sëmurë në këtë vend, që nuk gjejnë ilaçet më jetike për shpëtimin e jetës së tyre. A mendoni ju se ka njerëz që numërojnë kafshatën. A mendoni ju, se shndërruat këtë komb, në kombin e gomoneve. Me këto vjedhje e abuzime, përzutë nga Shqipëria nga 2014 e deri më sot, 744 mijë shqiptarë dhe nuk guxoni ti thoni një fjalë të vetme Edi Ramës. Përkundrazi i lëpiheni dhe serviloseni në mënyrën më të neveritshme, më të paimagjinueshme.

E dëgjoni se çfarë gjuhe përdor ai. Pse çfarë kujtoni se ne të tjerët nuk i njohim në fjalor ato fjalë? Por ne nuk i themi se nuk duam që hapësira informative publike të ndotet siç e ndot ai. Dhe përpiqet me këtë të mbulojë abuzimin e tmerrshëm. U thotë shqiptarëve se ato flurimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete.

U thotë shqiptarëve se kam promovuar avionët ‘Air Albania’ në një kohë që kompania ka 3 vite që nuk dorëzon bilancet, është e falimentuar.  A ndjeni ndonjë përgjegjësi para zgjedhësve shqiptarë, të ju pyes unë ju. Para atyre që u kanë votuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.