Pak ditë para derbit të Romës, Mourinho “godet” Taren

Derbi i Romës fillon të dielën, por përplasja mes Romës dhe Lazios tashmë ka filluar jashtë fushës. Jose Mourinho ka komentuar deklaratën e shqiptarit, Igli Tare, i cili e quajti Ligën e Konferencës “kompeticion i dështakëve”. Roma dhe Lazio do të takohen të dielën, në stadiumin “Olimpico” nga ora 18:00, por tashmë “loja” ka filluar jashtë fushës.

Lazio ra në Ligën e Konferencës pasi përfundoi në vendin e tretë në Grupin F të Ligës së Evropës. Rezultati i tyre i dobët në Evropë i ka bërë njerëzit të flasin veçanërisht pasi drejtori sportiv, Igli Tare, e quajti Ligën e Konferencës si një “kompeticion të dështakëve” javën e kaluar.

Roma fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e kaluar, kurse këtë sezon ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Evropës duke përfunduar e dyta në Grupin C.

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Ludogorets në “Olimpico”, Mourinho tha se Lazio është favorit për të fituar Ligën e Konferencës, por gjithashtu i dërgoi një mesazh të qartë drejtorit të tyre.

“Sinqerisht, unë mendoj se ata janë favoritët, si West Ham, Fiorentina apo Leicester vitin e kaluar. Nuk kam parë se kush u eliminua [nga Liga e Evropës], por për mua, ata janë favorit tani. Ata kanë trajnerin, lojtarët dhe ekipin për ta bërë këtë. Ndoshta problemi është që zoti Tare nuk dëshiron [të fitojë] sepse nuk i pëlqen ky kompeticion”, tha trajneri portugez Mourinho.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply