Forma dhe substanca e të djathtës spanjolle

Janë bërë hipoteza të ndryshme lidhur me faktin se pas Italisë do të jetë Spanja ajo, që në vijim të zgjedhjeve të parashikuara në 2023, do të drejtohet nga e djathta, kësaj radhe me një mazhorancë të formuar jo vetëm nga konservatorët e Partisë Konservatore, por ka mundësi edhe me pjesëmarrjen, direkte ose indirekte, të së djathtës ekstreme të Vox. Gjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e sondazheve në Spanjë e kanë regjistruar këtë mundësi dhe, nga ana tjetër, janë tashmë tre (edhe pse me formula të ndryshme, në Andalusia e në Murcia me mbështetje të jashtme, në Castilla y León më përgjegjësi qeverisëse), rajonet në të cilat Partido Popular dhe Vox po qeverisin bashkë. Pra krahasimi është i ligjshëm, edhe pse praktikisht ka elementë të përbashkët ndaj dy aseteve të mundshëm qeverisës të konservatorëve, edhe në terma të axhendës. Megjithatë ka edhe diferenca strukturore, që kanë të bëjnë me ekosistemin politik dhe kulturor të të dy vendeve, cikleve të ndryshme që vetë këto vende po kalojnë dhe, së fundi, kulturat politike të aktorëve në qendër të analizave. Pesë prej këtyre na duken më shumë të rëndësishme.

Diferenca e parë ka të bëjë me historinë e dy sistemeve politike dhe, brenda këtij të fundit, mënyrës me të cilën të djathtat kanë evoluar në të dy vendet. Ia vlen të kujtohet se dalja e Spanjës nga diktatura e tmerrshme e Francisco Franco në fundin e viteve ’70 ndodhi me një ndryshim politik gradual: një ruptura pactada e promovuar sigurisht nga forcat e opozitës së majtë dhe nga kuadri europian, por në pjesën e mirë, nga një këndvështrim institucional, e menaxhuar nga pjesa më e hapur dhe pragmatike e trashëgimtarëve rë regjimit, të mbledhur nga Unión de Centro Democrático (UCD) e presidentit të atëhershëm Adolfo Suárez, që qe njëkohësisht kryeministri i fundit i frankizmit dhe i pari i demokracisë.

Deri në tetorin e 1982 – kur pas grushtit të shtetit të dështuar të Tejero në 1981 socialistët e Felipe González u imponian me mazhorancë absolute – UCD, një forcë politike heterogjene, me ish frankistë të bërë liberalë, centristë dhe demokristianë u duk se ishte partia e destinuar të përfaqësonte qendrën e djathtë në sistemin e ri të lindur nga kushtetuta e 1978. Pjesa e trashëgimtarëve të frankizmit në fakt më pak e disponuar ndaj ndryshimit demokratik u bashkua në një formacion të quajtur “Alianza Popular” dhe, me lidershipin e ish ministrit frankist Manuel Fraga, mbeti në një pozicion të mënjëanuar dhe minoritar. Në vitet e para të ’80, UCD hyri në një krizë që çoi deri në shkrirjen e saj dhe gjatë viteve të të ashtuquajturit “felipizëm” (përvoja e gjatë e qeverisjes socialiste, nga 1982 deri më 1996), e djathta u riformulua duke filluar nga Alianza Popular: në 1990, kjo u transformua në Partido Popular (PP), mblodhi një pjesë të personelit politik të UCD e në 1996 erdhi në qeverisje me José María Aznar, që shumë i ri, në 1978 kishte shprehur publikisht dyshime serioze ndaj projektit kushtetues demokratik. Nga aty e prapa, siç e kujton shpesh gazetari i La Vanguardia Enric Juliana, ka qenë partido alfa e djathtë spanjolle: partia e madhe rreth së cilës është mbledhur dhe njihet e gjithë e djathta.

Ky proces i veçantë implikon që antifashizmi – ashtu siç e kemi njphur në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Perëndimore pas 1945 – nuk ka përbërë një pikë referimi operative në caktimin e tërësisë së rregullave të lojës së demokracisë spanjolle të lindur me kushtetutën e 1978. Të paktën nga vitet ‘90, hegjemoninë tek e djathta e ka kështu një parti që ka një kulturë politike që nuk është prishur asnjëherë krejtësisht nga një pikëpamje narrative dhe kulturore me diktaturën, megjithëse karakterizohet pse është më shumë neoliberiste dhe atlantiste, sipas linjave të së djathtës amerikane, sesa nostalgjike. Vox ka lindur në 2013 nga një ndarje e PP dhe në vitet e fundit ka ditur të kapë shumë prej erërave të pakënaqësisë që fryjnë mbi shoqërinë spanjolle, por nuk është folur, si në një farë mënyre është në rastin italian, të një të djathte “tjetër” respektivisht me mainstream e sistemit politik, që arrin të fitojë centralitetin.

Diferenca e dytë ka të bëjë me ciklet e ndryshme që përshkojnë të dy sistemet politike. Nuk do të futet këtu në diskutimin e vështirë mbi republikën e parë, të dytë apo të tretë italiane, por ia vlen të kujtohet se niveli i volatilitetit dhe i copëzimit të sistemit politik italian është jashtëzakonisht i lartë dhe vjen minimalisht nga mesi i viteve ‘90. Edhe sistemi politik spanjoll ka përjetuar një stres të paprecedent si pasojë e efekteve të krizës financiare të 2008: për herë të parë, në 2014 të dy partitë e mëdha PP dhe PSOE morën bashkë më pak se gjysmën e votave të shprehura. Por në Spanjë copëzimi ka qenë më pak i theksuar dhe gjithësesi sistemi në një farë mënyre është riformuluar në një mënyrë ku mund të jetë ende funksionale, duke ruajtur për më tepër linjat e mëdha të bipolarizmit midis të djathtës dhe të majtës. Nga e majta PSOE bashkëjeton tani me hapësirën e Unidas Podemos (në rrugë evolucioni falë lidershipit të ministres së Punës Yolanda Díaz); nga e djathta PP bashkëjeton me Vox. Më tepër, që karakterizon sistemin spanjoll qysh nga 1978, prirjet e ndryshme të partive nacionaliste, autonomiste dhe indipendentiste. Në vitet e fundit, edhe falë shfaqjes së rrufeshme të formacionit liberal Ciudadanos, tani drejt zhdukjes – ka pasur shenja koalicionesh të mëdha apo formulash centriste, por në realitet alternimi mbetet i tillë: tani për momentin imagjinohen formula të ndryshme nga blloqet e mëdha të majta dhe të djathta të kundërvëna.

Diferenca e tretë ka të bëjë me ciklin politik të brendshëm të hapësirës së të djathtave. Lidershipi i ri i PP të Alberto Núñez Feijóo – ish president i rajonit të Galizia, ku Vox nuk ka arritur të sigurojë as edhe një ulëse në parlamentin rajonal –  për momentin duket mirë në sondazhe. Pas ngjitjes demonskopike të muajve të fundit, tendenca është ajo e një rithithjeje të qartë të eketoratit konservator që momentalisht kishte kaluar në Vox. Pra për momentin kush dikton linjën në të djathtat është formulimi klasik i PP, jo e djathta e re e Santiago Abascal, liderit të Vox.

Dhe kjo çon në diferencën e katërt. Në Spanjë çështja e të djathtave ësht pjesërisht e ndryshme repskeitivisht Italisë. Narrativat e mëdha të së djathtës spanjolle kanë qenë gjithmonë një presion më i ulët fiskal, glorifikimi i sektorit privat dhe një tendencë pak e fshehur ndaj zhvlerësimit të rrogave dhe shkurtimeve të shpenzimeve publike si formulë për të zgjidhur problemet ekonomike. Mbi çështjet tipike të luftërave kulturore të së djathtave të reja (të drejta, mbrojtje e roleve tradicionale të gjinisë, raport deri me shkencën…) pozicionet duket se janë më pak të theksuara.

Vox ka tentuar të përdorë disa (emigracionin apo të drejtat e grave), por është ndeshur me faktin se sidomos mbi disa tema që në Itali janë objekt battage të madh elektoral nga ana e të djathtave (si aborti apo të drejtat e kolektivit LGTBI) pjesa më e madhe e shoqërisë spanjolle nuk është e gatshme të kthehet prapa, edhe midis sektorëve domethënës të elektoratit të djathtë. Arësyet mund të jenë të shumta dhe, sigurisht, njëra prej tyre është fakti se kalimi nga diktatura në demokraci ka nënkuptuar konsolidimin e të drejtave dhe të lirisë të mohuara në mënyrë absolute nga frankizmi deri në të dhëna të papropozueshme për një vend të Europës Perëndimore. Vetëm për të dhënë dy shembuj, jo vetëm qysh kur ka hyrë në fuqi (tashmë 17 vite më parë) martesa civile midis njerëzve të të njëjtit seks nuk ësht verifikuar as edhe një rast “objeksioni vetëdijeje” midis këshilltarëve komunalë të PP që do të duhej të celebronin martesat, por vetëm pak javë më parë, Isabel Díaz Ayuso, presidente e fuqishme e rajonit të Madrid dhe eksponente e spikatur e së djathtës të PP, nuk ka ngurruar ta mbrojë ligjin e paraqitur para pak kohe që u lejon vajzave midis të 16 dhe të 18 viteve të abortojnl pa pasur konsensusin e prindërve.

Së fundi, diferenca e pestë ka të bëjë me situatën e të majtave. Për të djathtat “të moderuara apo ekstreme qofshin ato), nuk është e njëjta gjë të kenë një kundërshtar që duket i humbur qysh në nisje – siç ndodhi në Itali me këto zgjedhje falë mekanizmave të ligjit elektoral – apo që t’i duhet të konkurrojnë me një majtë që nuk e ka ende një forcë elektorale, por gëzon edhe një prestigj të caktuar në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Kjo i detyrohet për shembull pasojave të një ndryshimi gjeneracional potencial dhe të rritur nga lëvizja e Indignados dhe nga aktivistët e saj. Një ndryshim që në Itali nuk ka qenë, në Spanjë ka funksionuar në terma programatikë dhe edhe në terma aftësie bashkëbisedimi dhe komunikimi me shoqërinë, edhe pse gjenerata më e re është e zënë me probleme sociale shumë të ndryshme nga të mëparshmet. Kjo ka pasur një refleksion mbi tërësinë e axhendës politike, sigurisht për gjithçka që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë, por edhe me gjithçka që ka të bëjë me çështjet socioeconomike.

Rregullimi i çmimeve të energjisë – që qeveria progresiste e Pedro Sánchez ka adoptuar, duke tentuar (bashkë me Italinë) ta shtrijë në pjesën tjetër të Bashkimit Europian, reforma e tregut të punës e dëshiruar nga ministrja Díaz që e ka reduktuar drastikisht përkohësinë dhe, më së fundi propozimet e një norme të barabartë mbi qiratë apo të një kufizimi në shportën e ushqimeve, sipas të gjitha studimeve të opinionit janë masa dhe propozime që kanë krijuar të çara edhe në sektorë domethënës të elektoratit konservator. Kështu që u kanë mundësuar partive të majta të ruanin një ankorim të fortë elektoral në shtrest sociale të mesme të ulëta, në kundërshtim nga sa ndodh në Itali.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984

Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë …

Leave a Reply