Berisha nga Mirdita: Një pyetje Mark Markut

Nga Foltorja e Mirditës, Sali Berisha i drejtoi një pyetje ish-deputetit të kësaj zone, Mark Markut, që mori votën e këtyre qytetarëve dhe u tall më pas me mandatin e tyre.

“Kur u caktua Mark Marku për deputet, e prita mirë pasi tetë vite qëndroi kundër Edi Ramës nëpër studio.

A mund ta marrë kush vesh tani Mark Markun?

Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD-së në qershor. Bëri gabim të madh që dha dorëheqjen në mënyrë enigmatike. Nuk erdhi te ju para se ta bënte këtë.

Tani, le ta pyesim së bashku zotin Marku: Mirë në Kuvendin e qershorit i the të gjitha ato, por për atë Kuvendin me 1954-shin pse nuk thua gjë? Je bërë një avokat i Lul Bravës? Çfarë të shtyn ty si pedagog dhe intelektual të bësh avokatinë e një njeriu, i cili atyre që të nderuan ty dhe të dhanë mandatin, u hedh helm, gaz, bomba shurdhuese dhe u thotë se 1954 vota janë 5004 vota?

Ky qëndrim është akt-akuza më e rëndë që i bën vetes tënde. Unë vlerësoj çdo kundërshtar që më del, por ndjej dhimbje të madhe kur njeriu sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply