Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sloganin e protestës së 6 Dhjetorit, që pritet të mbahet ditën që në Tiranë do të organizohet Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.
Ajo që bie në sy është se slogani duket se është frymëzuar nga shprehja shqiptare bukë, kripë dhe zemër e bardhë, që tregon mikpritjen e shqiptarit.
“Mirësevini në Shqipëri bukë, kripë dhe…Korrupsion masiv i Edi Ramës”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi
#ProtestDecember6
Protestojmë të gjithë bashkë
6 dhjetor, ora 12:00
📍 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Gazeta RD