Berisha publikon foton: Ekipi i fitores!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur veprimin e kandidatit Ilir Alimehmeti, i cili është tërhequr nga gara e balotazhit të primareve në PD, dhe i ka njohur fitoren Belind Këlliçit.

“Ekipi i fitores!”, shkruan Berisha në Facebook.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Këlliçi deklaroi se, doktor Ilir Alimehmeti do të jetë krahu i djathtë i tij në fushatë për zgjedhjet e 14 majit dhe garon për postin e nënkryetarit të bashkisë, sipas modelit amerikan të zgjedhjeve Presidenciale.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Rama në panik, bllokon provat për heqjen e imunitetit të Ballukut!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres …

Leave a Reply