Si manipulohen lajmet

Zbulimet bombë të gazetarit Matt Taibbi, i ngarkuar nga Elon Musk të hapë “Twitter Files”: Rrjeti social censuroi skupin e “New York Post” mbi laptopin e Hunter Biden duke shpikur një haker fals! E gjitha pas kërkesës së Partisë Demokrate pak ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane të fituara nga babai i Hunter, Joe Biden…

E kujtoni kur Twitter censuroi skupin e “New York Post”, që provonte sesi Joe Biden ishte në dijeni të aferave kontroverse të djalit të tij jashtë vendit? Ishte tetori i 2020 dhe, pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciaëe amerikane, ai artikull do ta kishte mundur ta dëmtonte seriozisht kandidatin e atëhershëm demokrat. Megjithatë, sociali i San Francisco vendosi ta bllokojë mundësinë e ndarjes.

Një zgjedhje kontradiktore, mbi të cilat më së fundi ka hedhur dritë gazetari Matt Taibbi. Në një thread në Twitter faktikisht ai ka sqaruar disa aspekte të ngjarjes, duke u bazuar mbi dokumentacionin e brendshëm kohët e fundit i bërë publik. Taibbi ka filluar me nënvizimin sesi platforma merrte shpesh kërkesa nga bota politike për të bllokuar “cicërima” të konsideruara të papëlqyeshme: nga sa theksohet, kërkesa të tilla do bëheshin si nga administrata Trump, ashtu edhe nga komiteti elektoral i Joe Biden.

Pika është, vazhdon Taibbi, se «ky sistem nuk ishte i balancuar. Bazohej mbi kontaktet. Pasi që Twitter ishte dhe është i përbërë në mënyrë dërrmuese nga njerëz me një orientim politik të dhënë, kishte më shumë kanale, më shumë mënyra për tu ankuar, të hapura si nga e majta (domthënë demokratëve), ashtu edhe nga e djathta». Këtu vijmë në nyjen e parë.

Faktikisht platforma mund të gëzonte lidhje me të qëndrueshme me Partinë Demokratike sesa me Partinë Republikane, ama kujdes: nuk bëhej fjalë për simpati në nivel ideologjik. Siç del nga uebsajti Open Secrets, në ciklet elektorale të viteve 2018 dhe 2020 punonjësit e Twitter i derdhën financime të konsiderueshme kërriçit, duk i rezervuar në fakt thërrime elefantit.  Në gjithë këtë, “Washington Examiner” ka referuar se pjesa më e madhe e “cicërimave”, të sinjalizuar nga fushata e Biden apo nga Komiteti Kombëtar i Partisë Demokrate, nuk janë më të disponueshme.

Të jemi të qartë: financimet elektorale në vetëvete janë të ligjshme. Pika është politike. Sipas Taibbi, Twitter përdori të drejtën për ta censuruar skupin e “New York Post”, duke përdorur instrumenta deri më atëhere të përdorura vetëm për raste objektivisht shumë të rënda.

«Twitter ka adoptuar masa të jashtëzakonshme për ta mbytur artikullin, duke i hequr lidhjet dhe duke botuar paralajmërime se mund të ishte “jo i sigurtë”. I kanë bllokuar deri transmetimin nëpërmjet mesazhit të drejtpërdrejtë: një instrument deri më atëhere i rezervuar rasteve ekstreme, si për shembull pedopornografisë», ka shkruar gazetari.

U bllokua deri llogaria e zëdhënëses së atëhershme të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, fajtore se kishte postuar skupin. Tani, rëndësia nuk qëndron vetëm në taktin se në sociale “cicëronin” lirisht figura të thuash pak kontradiktore, si Ali Khamenei dhe Nicolas Maduro. Por se bëhej fjalë për një rrethanë potencialisht dëmtuese të Amendamentit të Parë ju nënvizua drejtuesve të Twitter edhe nga Ro Khanna: deputat demokrat që, për hir të kronikës, rezulton tejet i spostuar nga e majta dhe që nuk është i përmendur për simpati trumpiste.

Por aspektet shqetësuese nuk ndalen këtu. Një prej arësyeve të adoptuara për censurën qe që materialet e ndodhura në skup ndoshta qenë hakeruar. Mëkat se nuk ka asnjë provë zyrtare të gjësë. Jo rastësisht, çështja ngjalli debat edhe në sferat e larta të Twitter.

Në veçanti, vendimi i fundit për ta censuruar u mor nga përgjegjësi i zyrës ligjore të kompanisë, Vijaya Gadde (që edhe për këtë është pushuar nga puna nga CEO i ri, Elon Musk). Në të kundërt, Jack Dorsey nuk do të ishte përfshirë as në mbytjen e artikullit, as nuk do të kishin qenë aparatet qeveritare. Jo vetëm kaq.

Sipas Taibbi, një ish punonjës i Twitter do t’i referonte se «hakerimi ishte preteksti, por në harkun e pak orëve praktikisht të gjithë kanë kuptuar se nuk do të rezisonte. Megjithatë, askush nuk ka pasur kurajon ta ndryshojë kursin». Që baza ligjore ishte e brishtë qe e qartë për të gjithë drejtuesit: nga ana tjetër, në një shkëmbim mesazhesh, Deputy General Counsel i kompanis, Jim Baker, pranoi se nevojiteshin «më shumë fakte» për të kuptuar se materiali vinte nga një hakerim, por shtoi se, ndër të tjera, «maturia ishte e justifikuar».

Për serinë: prova nuk ka, por ndërkohë bllokojmë gjithçka. Kujtojmë gjithmonë se kishte më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale të atëhershme dhe se Baker ishte punësuar në Twitter në qershorin e vitit 2020, pasi kishte punuar në FBI dhe kishte marrë pjesë në hetimin federal mbi lidhjen e supozuar midis Donald Trump dhe Rusisë. Nuk e ndjeni edhe ju erën e keqe të qarkut të shkurtër?

Në këtë kuptim, deputeti republikan James Comer ka njoftuar se në janar do të thërrasë për një dëgjim në Dhomën e Përfaqësuesve përgjegjësit e censurës. Skupi i “New York Post” përmbante një email të prillit 2015 të gjetur në laptopin e Hunter Biden: një email ku një funksionar i lartë i kompanisë kontradiktore ukrainase Burisma falenderonte vetë Hunter pse i kishte prezantuar babain e tij, që në atë kohë ishte zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara.

Pak muaj pas këtij emaili, numri dy i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë  bëri presione mbi presidentin e atëhershëm ukrainas Petro Poroshenko për ta larguar prokurorin e përgjithshëm Viktor Shokin: një figurë e përfolur, por që kishte hetuar pikërisht mbi Burisma. Tani, nuk do ta dimë kurrë nëse pa këtë akt censure rezultati i presidencialeve të fundit amerikane do të kishte qenë ndryshe. Megjithatë, rëndësia e asaj që ka ndpdhur duhet të reflektojë mbi rrezikshmërinë e ngulitur në disa «mekanizma moderimi» kaq të dekantuara në fuqi në rrjetet sociale. Së fundi, do të na kishte pëlqyer që Komisioni Europian, sot kaq i rreptë dhe vigjilent ndaj Twitter të Musk, të kishte thënë diçka edhe në 2020. E megjithatë dokumente të reja shpejt mund të bëhen publike.

(Stefano Graziosi për La Verita)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply