Hakerat kanë reaguar pas incidentit që u regjistrua sot në protestën e opozitës, ku 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht Kryetarin e PD, Sali Berisha.
Në një koment në grupin e tyre në Telegram, hakerat thonë se Gert Shehu figuron në disa databaze të Policisë, teksa e konsiderojnë si një lojë të politikanëve të korruptuar.
Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të publikojnë të dhëna “sekrete” çdo javë, teksa këtë koment e bëjnë në një fotografi të Ramës me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Për shkak të kërkesës popullore: “Gert Shehu” figuron në disa baza të të dhënave të Policisë. Të gjitha lojërat e politikanëve të korruptuar! Ne do të vazhdojmë të publikojmë dosje çdo javë!” thuhet në reagimin e tyre.