Washington Post: Sulmohet lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha

Lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare, Sali Berisha u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar.

Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 78-vjeçar, po drejtonte qindra protestues që po ecnin drejt zonës së samitit i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Sulmuesi u rrethua menjëherë nga truprojat. Dëshmitarët e panë Berishën me fytyrë të gjakosur. Nuk është e qartë se kush ishte sulmuesi apo arsyeja e sulmit.

Policia tha në një deklaratë se i dyshuari 31-vjeçar i cili u mor në paraburgim kishte vuajtur nga “parregullsi psikiatrike” dhe ishte përballur më parë me akuza për akte dhune dhe trafik droge.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply