Prestigjiozja “Reuters”: Edhe pse i gjakosur Berisha udhëhoqi protestën

Goditja me grusht e kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha, është pasqyruar në disa media të huaja si një ngjarje tronditëse, ndërsa përmendet edhe mosha e liderit opozitar.

Kreu i partisë demokratike u sulmua gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar. Berisha, 78 vjeçar, një ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, po drejtonte qindra protestues të cilët ishin duke ecur drejt zonës së samitit i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë, thotë Star Tribune që ka shpërndarë një lajm të Associated Press.

Agresori është ndaluar nga truprojat, thuhet më tej, ndërsa nënvizohet se nuk dihet arsyeja e gjestit të tij. Reuters ndërkohë thekson se sulmuesi u rrah keq nga mbështetësit e Berishës e u arrestua nga policia. Agjencia e njohur e lajmeve e vë theksin po ashtu tek fakti që lideri opozitar, pavarësisht se ishte gjakosur dhe tronditjes që mund të ketë pësuar nga sulmi, e mbajti siç pritej, fjalën në tubim.

Opozita po protestonte ndaj korrupsionit të pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajëson edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Europës Perëndimore, vazhdon njëri prej shkrimeve. Shqipëria ka parë një rritje prej më shumë se 8% të çmimeve këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus të Ukrainës. Rama pretendon se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply