Sulmi ndaj Berishës, Gaz Bardhi: Akt burracak i Ramës

Në një status në Facebook, Gazment Bardhi ka reaguar për incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku një person goditi me grusht kreun e PD, Sali Berisha.

Bardhi, një kundërshtar i ashpër i Berishës në PD, deklaroi se sulmi ndaj kryeopozitarit është një akt burracak i Edi Ramës.

Reagimi:

Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit.

About Redaksia

Check Also

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor për Ballkanin Perëndimor

Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU …

Leave a Reply