Berisha: Zgjedhjet dhe protestat nuk pengojnë njëra-tjetrën. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje

Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se aksioni i mëtejshëm i opozitës do të vijojë mes zgjedhjeve dhe protestave. Berisha sqaroi se si zgjedhjet dhe protestat nuk e pengojnë njëra tjetrën.

“Ajo që kam në plan është një lëvizje e strukturua kundër këtij krimineli në pushtet, sepse ky po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, siç është edhe akti i sotëm. Po punoj fort për të bindur qytetarët se këtu nuk ka votë dhe nuk do të ketë votim të vërtetë nga ky regjim dhe ky person, dhe se ky nuk ikën kurrë me votë. Kur do të vijë momenti, do të vijë dhe e kam bindje absolute këtë dhe nuk ka njeri që të më thotë se e kam gabim. Ky votë nuk e pranon, por ne duhet të votojmë. Ose të largohemi të gjithë, ose të shfaroset ky komb. Zgjedhjet dhe protestat nuk pengojnë njëra-tjetrën. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Ne bëmë dhe po bëjmë përgatitjet më të pa shembullta për këto zgjedhje në respekt të qytetarëve shqiptarë. Pastaj Edi Ramën ne e veçojmë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply