Televizionet gjermane: Sali Berisha nuk ndalet, mban fjalim edhe pse me lëndime të dukshme

Lajmi për sulmin e dhunshëm mbi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka eklipsuar totalisht samitin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Televizionet gjermane raportojnë se Berisha u sulmua gjatë një demonstrate antiqeveritare.

Rrjeti televiziv N-TV raporton se Berisha nuk u ndal pavarësisht sulmit, por mbajti fjalimin në protestë.

“Një person iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë 78-vjeçarin. Por kjo nuk e pengoi politikanin të mbajë një fjalim më pas- me lëndime të dukshme,” raporton N-TV.

Kurse rrjeti Euronews në gjermanisht raporton se Berisha u sulmua fizikisht gjatë një demonstrate antiqeveritare pranë vendit ku mbahej samiti i BE-së.

Rrjeti thekson se opozita po protestonte kundër korrupsionit, kostove të larta të jetesës dhe eksodit masiv të rinisë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Ramës, ose kontrollojani “mallin”, ose çojeni për ta vizituar!

Nga Bujar Leskaj Kryetari i sektit Rama që për fat të keq është dhe kryeministri …

Leave a Reply