Dikur nëna e tij kishte punuar pastruese në Spanjë, futbollisti maroken shkon e përqafon pas fitores

Achraf Hakimi luajti gjithë ndeshjen ndaj Spanjës dhe shënoi penalltinë e fundit që e dërgoi shtetin e tij, Marokon drejt çerekfinales në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Para se të bëhej yll i madh i futbollit, familja e Hakimit jetonte në Spanjë me kushte tejet të rënda, kurse nëna e tij punonte si pastruese.

“Nëna ime pastronte shtëpitë. Babai im ishte një shitës ambulant. Të luaja futboll ishte një ëndërr për mua dhe një sakrificë për ta. Ishim shumë të varfër. Tani unë luftoj për ta”, e kishte treguar këtë histori futbollisti i PSG-së para disa dite në mediat e huaja

Pas ndeshjes ndaj Spanjës, Hakimi shkoi në tribuna dhe festoi së bashku me nënën e tij./LIG Sport

About Redaksia

Check Also

Çfarë po ndodh tek Reali? Perez takim urgjent me Ancelottin!

Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në …

Leave a Reply